• Shqip
  • English
  • E martë, 20 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Si të thuash “Të dua”, pa thënë “Të dua”


    Ka që e thonë pa u menduar dy herë. E ka nga ata që ajo e shkreta fjalë “Të dua” nuk u del kurrë nga goja. Por a të duhet patjetër? Ka aq mënyra të tjerat për ta thënë e për ta dëgjuar, edhe pa e shqiptuar gërmë për gërmë. Ne kemi një listë të shkurtër, por me siguri që ti mund të zbulosh pa fund mënyra për të përkthyer të famshmën deklaratë dashurie

     

    -Mbrëmë më zuri gjumi duke të menduar

    -Arrite mirë? Më mori malli që sekondën e parë

    -I ke duart akull. T’i ngroh unë

    -Të lutem, bëj kujdes. Tek ti e kam mendjen

    -Tek ëndrra ime do flesh çdo natë ti?

    -Shumë e bukur kjo fotoja, por jo aq sa je e bukur kur të sheh në sy

    -Të kam mendim të bukur

    -A je më mirë? U bëra merak për ty

    -Nuk më zë gjumi pa më thënë që arrite në shtëpi

     

    Nëse dikush i ka thënë të gjitha këto, “të dua”-n e ke marrë tashmë.