• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Rozë Të gjitha TIP top

    Si të thuash “të dua” pa thënë “të dua”


    Jo të gjithë e kemi të lehtë ta themi. Ka shumë peshë fjala “të dua”, aq sa ndonjëherë e shmangim me qëllim, edhe pse e themi çdo ditë, vetëm se me mënyra të tjera. Cilat janë? Nuk kemi shpikur fjalë të reja. Janë ato që dimë të gjithë, fjalë të ëmbla, përkujdesje, këshilla, të cilat në fund përkthehen të gjitha njësoj: të dua. Edhe po nuk e the, e ke thënë. Edhe nëse s’jeni të sigurt për dashurinë e dikujt, nëse ju thotë këto fjalë, atëherë mos kini më dyshime

     

    -Je më mirë tani?

     

    -Dje të kam menduar

     

    -Bëj kujdes

     

    -Arrite mirë?

     

    -Më ka marrë malli

     

    -I paske duart akull

     

    -Si mund të të ndihmoj?

     

    -Unë e dalloj kur ke diçka që nuk shkon

     

    -Bleva këtë që të pëlqen ty

     

    -Më telefono, se kam merak

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690