• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 26 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Si të të zërë gjumi për dy minuta sipas teknikës së ushtarëve amerikanë


    Nëse lufton me jastëkun, çarçafin dhe gjithë krevatin, herë nga e majta e herë nga e djathta, derisa të të zërë gjumi, je duke lexuar shkrimin e duhur. Sot do të të zërë gjumi për dy minuta sepse ushtarët amerikanë treguan teknikën e tyre.

    Relakso fytyrën

    I ke parasysh ata fëmijët e vegjël që fërkojnë çdo muskul të fytyrës, faqet, ballin, sytë dhe madje edhe buzët, para se të flenë? Njësoj vepro edhe ti.

    Relakso shpatullat

    Aty është përqëndruar gjithë lodhja e ditës.

    Merr frymë thellë

    Merr frymë thellë sikur të largosh tensionin.

    Puno me fantazinë

    Ëndërro për diçka që të bën të lumtur.

    Kërko ndihmë

    Tek një libër, një çaj apo një këngë që të bën të ndihesh mirë. Dëgjoje para gjumit.

    Të duhet një muaj

    Bëje për një muaj rresht këtë teknikë dhe do kuptosh që e gjete zgjidhjen për të luftuar pagjumësinë. Sipas sondazheve, kjo teknikë funksionon në 96% të rasteve, kështu që gjumin e ëmbël!

    *Ky post u përshtat nga Nano Press dhe është realizuar nga Fabjola Hije.