• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kontribues Ta thotë doktoreshë Silva Të gjitha TIP top

    Si të shpëtoj prej zbokthit?


    Përshëndetje. Prej shumë vitesh vuaj nga floku me zbokth. Kam përdorur lloj-lloj shamposh kundër tij, por e kotë. Lëkura e kokës sime bie copa-copa që dy orë pas larjes. Si mund të shpëtoj prej tij? Faleminderit

    Përgjigje nga Dr. Silvana Mishtaku

    Zbokthi është një problem mjaft i shpështë i skalpit (lëkurës të flokëve në kokë) dhe përbëhet nga qelizat e vdekura të lëkurës që grumbullohen e paraqiten në formë të petëzuar. Kjo gjendje mund të shoqërohet me kruajtje dhe skuqje të skalpit  emund të përmirësohet me shampoo që kanë në përbërje të tyre lëndë si  selenium sulfide, zyncpyrithione, acidsalicilik, etj; që në fazat e acarimit përdoren çdo herë të larjes së flokëve(duke i lënë për pak minuta në scalp të veprojnë, pastaj shpëlahen duke e masazhuar skalpin) dhekur gjendja paraqitet më e qetë, larja me këto shampoo kombinohet me shampoo normale. Gjithashtu mund të aplikoni në scalp vaj të pemës së çajit jeshil apo vaj kokosi, aloe vera, etj., të cilat kanë jo vetëm efekt hidratues të skalpit por edhe veti antimikrobiale). Shkaqet e mirëfillta të zbokthit janë të panjohura, megjithatë shpesh lidhen me faktorë të tillë si larja dhe krehja jo e shpeshtë e flokëve (ndihmojnë eliminimin e qelizave të vdekura), lëkura e thatë e kokës dheprodukte kozmetike të papërshtashme,  flokë të yndyrshëm, dieta e varfër në ushqime me përmbajtje zinku (mish, vezë, bulmet,  fara, bajame, kikirikë, etj), stresi mendor., etj.  Por gjithashtu zbokthi mund të jetë pjesë e patologjive mjekësore si eczema, psoriasis, myku,  apodermatiti seborreik, të cilat kanë natyrë kronike, karakterizuar nga periudha qetësie dhe acarimi të tipit sezonal dhe që kanë nevojë përkonsultë dhe ndjekje periodike nga mjeku dermatolog.  Ndaj, nëse keni provuar produkte që nuk e përmirësojnë zbokthin, drejtohuni mjekut në kohë pa e komplikuar gjendjen tuaj.

     

    Dr.Silvana Mishtaku

    Klinika VIVIA

    Email:  [email protected]

    Instagram: silvanamishtaku