• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Ta thotë doktoreshë Silva Të gjitha TIP top

    Si të shpëtoj nga pikat e bardha në zonat rreth syve


    “Përshëndetje. Më shqetësojnë shumë pikat e bardha që më formohen në zonën rreth syve. I kam pasur që në adoleshencë por me kalimin e viteve shtohen. I kam trajtuar me azot të lëngshëm para shumë vitesh por edhe me age tek dermatologia. Vazhdojnë të shtohen dhe janë më të vogla por më të shpeshta.”

    Nga Dr. Silvana Mishtaku/ Shqetësimi të cilit i referoheni e që në terminologjinë dermatologjike quhet “milia\ciste miliare” vjen si rezultat i grumbullimit të keratinës (qelizat e vdekura) dhe yndyrës në lëkurë. Procedurat të cilat mund të aplikohen për largimin e tyre janë pastrimi me age sterile nga dermatologu, krioterapia (azot i lëngshëm ) ose trajtimi me lazer ablativ. Kjo e fundit rekomandohet të kryhet në periudhën e dimrit ku ekspozimi në diell është i ulët. Nëse pavarësisht trajtimeve miliat vazhdojnë të rishfaqen duhet të keni parasysh rutinën dhe kujdesin e përditshëm për lëkurën tuaj. Kjo përkujdesje fokusohet kryesisht në pastrimin e rregullt dhe eleminimin e qelizave të vdekura të lëkurës duke përdorur larës oil-free dhe eksfoliues të butë (eksfoliuesit e fortë mund ta acarojnë më shumë lëkurën, sidomos zonën delikate të syve). Në darkë mund të përdorni një serum me vitamin E për zonën e syve i cili nxit prodhimin e qelizave të reja e për pasojë eleminimin e qelizave të vdekura. Në periudhën e dimrit mund të përdoren edhe produkte me përmbajtje të retinolit (derivat i vitaminës A). Po kështu ju duhet të evitoni faktorët që mbyllin poret dhe pengojnë frymëshkëmbimin e lëkurës siç mund të jetë make up. Në rast se ju “nuk jetoni dot” pa fondatintë, zgjidhni një të tillë me bazë pudre dhe aplikojeni në shtresë të hollë në zonën poshtë syve. Kujdesuni ta pastroni mirë në fund të ditës!

    Krahas këtyre masave ju duhet të konsultoheni me dermatologun tuaj dhe të kryeni një ekzaminim të plotë të lëkurës pasi miliat mund të jenë pasojë e një patologjie kutane si rosacea apo dermatitis seborrheik për të cilat duhet të merrni mjekimin përkatës.

    Dr.Silvana Mishtaku

    Dermatologe-venereologe

    Klinika Vivia, Spitali Amerikan 3

    Email: [email protected]

    Instagram : silvanamishtaku