• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Te gjitha Tech

    Si të rikthesh mesazhet që i bën ‘Delete’ në WhatsApp


    Nuk ka kaluar shumë kohë kur WhatsApp na prezantoi me risinë, një mesazh që e dërgon padashje dhe do që personi tjetër të mos e lexojë, ose në raste të tjera, ku dërgon mesazhin, pendohesh dhe vendos ta fshish para se ta lexojë personi që ia ke dërguar.

    Epo ka një mënyrë që të lexohet ai mesazh, gjithashtu edhe bisedat e plota që i ke bërë ” Delete for everyone’. Pavarësisht se aty lexon që mesazhi është fshirë, në fakt mesazhi qëndron në telefonin tënd dhe mund të zbulohet, sigurisht në telefonin tënd dhe jo tek i tjetrit.

    Por si? Është e thjeshtë, pasi i ke bërë delete, fshij aplikacionin dhe shkarkoje sërish në App Store. Pasi të logohesh, do të të dalë një opsion, ti bësh restore bisedave përmes Backup-it. Thjesht zgjidh opsionin Restore dhe gjithçka do të shfaqet./ Artikulli marrë nga Beta Info/ Tiranapost.al E.B

    A do ju pëlqejë kjo ide e Mark Zuckerberg që prek Facebook, Instagram dhe WhatsApp?

    Përditësimi i ri në WhatsApp nuk do lejojë askënd të të lexojë sms-të, edhe nëse të ka kodin