Showbiz

Si të qetësosh fëmijën me një vizatim në dorë

Si të qetësosh fëmijën me një vizatim në dorë

Nuk është e thjeshtë të kuptosh dhe të qetësosh fëmijët. Ata mund t’i frikësojë gjithçka: e papritura dhe e frikshmja, për ta, është e fshehur prapa derës, në dhomën e errët, poshtë pjatës së supës… kanë frikë nga gjëra që ne të rriturit jo vetëm s’i mendojmë, por na vjen çudi kur fëmijët na i shprehin.

1Shpesh mjafton një përqafim për të larguar frikërat dhe pasiguritë. Po si i bëhet në rastet kur nuk kanë dikë pranë për t’i përqafuar? Kjo mama ka gjetur një zgjidhje për të qetësuar vajzën e saj të tmerruar nga bubullimat. Tani, kur është në shkollë dhe fillon të bjerë shi, sheh dorën për t’u ndier më e sigurt. Mamaja ka ndarë foton e saj në faqen e Facebook-ut Relax Kids Tamworth dhe ka shpjeguar domethënien.

2

“ Nëse fëmija juaj ka frikë nga ndarja ose nga situatat e reja, si për shembull të shkojë në shkollë apo në kopësht, kjo mund t’ju ndihmojë. Vajza ime ka shumë frikë nga bubullimat. Aq sa në kohë të keqe nuk pranon të shkojë në kopësht”. Duke menduar se qëndrimi në shtëpi nuk do ishte zgjidhje, mora një penel dhe e ula në karrige. Vizatova një zemër dhe një diell në pëllëmbën e saj dhe timen, duke i shpjeguar se nëse do ndihej e frikësuar, mjafton që të shihte dorën për të kuptuar se pavarësisht shiut, dielli do ndriçonte në dorën dhe në zemrën e saj. Pushoi së qari dhe filloi të buzëqeshë”.

Gjeste të vogla si ky janë zgjedhja ideale për të ulur nivelin e stresit dhe për të mbajtur një lidhje mes fëmijëve dhe prindërve gjatë gjithë ditës.