Art & Kulturë Te gjitha

Si të përdorim kulturën për zhvillimin ekonomik të vendit


Të përdorim kulturën si një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe social në vend. Ishte kjo deklarata e drejtores së Institutit të Monumenteve të Kulturës, e cila ka ka përfaqësuar Shqipërinë në Asamblenë e 16-të të ekspertëve në Kompendiumin e Politikave Kulturore dhe Trendeve në Europë, zhvilluar nga datat 8-10 nëntor në Pragë.

Në sesionet e zhvilluara përgjatë 2 ditëve, Arta Dollani prezantoi disa prej politikave transformuese dhe punën e IMK-së dhe Ministrisë së Kulturës, ku u ndal veçanërisht tek shndërrimi i kulturës në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe social në vend.

Gjithashtu në panelet e diskutimit Dollani prezantoi disa nga politikat kulturore që po zhvillohen aktualisht nga institucioni që ajo drejton si dhe mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm rajonal dhe ndërkombëtar.

Në panelet e diskutimit publik një hapësirë të veçantë zuri debati mbi misionin dhe rolin e insititucioneve kombëtare të kulturës dhe populizmit. /tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *