Showbiz

Si të pastrosh bizhuteritë në kushte shtëpie? Bëj si mbretëresha Elizabeth

Si të pastrosh bizhuteritë në kushte shtëpie? Bëj si

Angela Kelly punon si rrobaqepëse në familjen mbretërore nga viti 1994 dhe së fundmi ka shkruar një libër me titull Ana tjetër e medaljes. Flet për veshjet e mbretëreshës Elisabeth II dhe stilin e saj.  Në këtë libër ajo tregon detaje se si i qeptë rrobat, por edhe për bizhuteritë dhe sendet e argjendta për të cilat Angela tregon se i ka shumë përzemër.

Në rrjet shtrohen shpesh herë pyetje se si mbretëresha e mban prej vitesh me aq shkëlqim kurorën e saj, por edhe orenditë e tjera brenda pallatit mbretëror. Dhe kjo është pjesa që na intereson. Angela ka treguar se sendet e mbretëreshës, bizhutëritë, karficat, kurora dhe të tjera pastrohen me xhin.

“Xhin (gin) dhe pak ujë mund tu japin bizhuterive dhe sendeve shkëlqim e ndërsa diamanteve shkëlqim shtesë, pa i dëmtuar”. Në fakt kjo teknikë është përdorur prej shekujsh, tregon Angela e cila shton se edhe argjendarët e përdorin këtë metodë.

Si ta aplikoni? Merrni një copë pambuku hidhni dy pika xhin, dhe fshini bizhuteritë ose orendi argjendi. Përmbajtja e lartë e alkoolit përhapet dhe vret të gjitha bakteret që mund të ngjisin me kalimin e kohës. / Tiranapost.al. E.B

Make like the Queen and clean your silverware with gin - if you have any left over, that is