• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Të gjitha

    Si të jemi më të qetë dhe produktivë


    Sussie Moore, autorja e librave sociale ka shkruajturë një artikull  në Huffington Post për një gjë që na shqetëson dhe e kemi sadopak në gjak të gjithë ne shqiptarët.

    Jemi bërë egoistë dhe gjërat i përjetojmë me dramë, nervozizëm dhe në fund përjetojmë vetëm një dhimbje koke dhe asgjë produktive…

    Moore ka shkruar 6 arsye që na ndihmojnë të gjithëve për të larguar egoizmin dhe nervozizmin të cilat nuk na lenë të qetë.

    • Fokusohu vetëm tek gjërat e tua.

    Është shumë e thjeshtë për të krahasuar veten tonë me të tjerët tek paratë, veshja, lidhjet etj. Por kur kuptojmë rëndësinë e këtij gabimi thjesht nuk mund të kthehemi më mbrapa.  Nëse ndalemi një moment dhe fokusohemi vetëm tek jeta jonë, ajo bëhet më e bukur.

    Image result for focus in your stuff

    • Mos i rimendo gjërat.

    Kur mundohesh të ndalosh nga interpretimi i fjalëve, teksteve dhe cdo gjë që lexohet, do vëreni se do ndiheni më të qetë dhe i motivuar nga të tjerët. Sepse të rianalizosh të analizuarën është thjesht humbje kohe dhe lodhje, sipas Moore për Huff Post.

    • Mëso të qeshësh me veten.

    Joan River thotë se jeta kalon shumë shpejt dhe fatkeqësisht ecën aq shpejt sa një ditë do shikojmë veten të vjetëruar dhe do kuptojmë se  skemi qeshur as me veten.  Nëse qesh me veten, do ndiheni më mirë. Kështu që mos u kurseni të paktën për veten tuaj.

    laugh

    • Puno para se të argëtohesh.  Nëse punon në profesionin që do, atëherë puna do tju duket argëtim. Pra, para se të mendoni se po shkoni në punë kujtoni se është ajo që ju doni dhe mendojeni si një lojë.. Por mos e teproni sepse maturiteti dhe serioziteti janë pjesë e qetësisë së shpirtit.

     

    • Mos fajëso të tjerët. Nëse nuk mban përgjegjësi për veten do të thotë të fajësosh gjithmonë të tjerët dhe të ngelesh vetëm. Merr përgjegjësitë që duhen dhe me qetësinë me të plotë zgjidhni problemin.

    Image result for blame others

    • Mos reagoni fort kur shikoni filma.

    Na ndodh shpesh kur shohim një film me vrasje dhe reagojmë nga mënyrat më të ndryshme. Dikush tallet e dikush preket. Por sipas Moore, reagimi i panevojshëm mund të sjellë konfuzione për shkak të emocioneve të momentit. Pra, është momenti të shikoni dhe të flasin aktorët, jo ju..

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]gmail.com