• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Bon Voyage Lifestyle Të gjitha TIP top

    Si të fitosh një udhëtim dhuratë për në Romë nga TiranaPost & Global Travel


    Meqë vera erdhi dhe është koha kur Instagrami bombardohet nga fotot e udhëtimeve, “Tiranapost.al” ka çelur një blog të ri të quajtur “Bon Voyage” (“Udhëtim të mbarë”) dhe mirëpret eksperiencat personale në vende të ndryshme, qytet apo fshat, Toskanë, Francë apo Portugali, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

    Të gjithë ata që besojnë se kanë patur një eksperiencë të rrallë dhe kanë parë gjëra të bukura, kanë shijuar pjata të veçanta, mund të dërgojnë albumin e fotove bashkë me disa përshkrime, për pjesën drejtshkrimore mos u shqetësoni se atë do ta përshtatin në redaksi më së miri.

    Dhe në fund ai që do të marrë më shumë “like” do të shpallet fitues! Sepse kështu mund ta masim udhëtimin më të mirë, me anë të “like”-ve që do të merren në Instagram në faqen @post.tirana, ku do të postohen artikujt dhe fotot e udhëtimeve.

    Fituesi në fund të shtatorit do të ketë një udhëtim dhuratë në Romë. “Tiranapost.al” në bashkëpunim me “Global Travel” do të japë dy bileta dhuratë vajtje-ardhje në Romën e bukur.

    Kush do të jetë fatlumi/fatlumja për ta shijuar?

    (*Presim detajet e udhëtimeve tuaja nga 25 qershori deri në 15 shtator. Fotot dhe përshkrimet mund të na i nisni në inbox-in e Facebook-ut, Instagram-it ose në WhatsApp: +355 68 408 1690)