• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë TIP top

    Si të bëhem edhe unë fashionista? Udhëzime për përdorimin


    Rrjetet sociale na shfaqin shpesh trendet e fundit të veshjeve apo ato që na përcjellin fashionistat. Por që të dukesh edhe ti si një fashionista e vërtetë, i ke këto veshje në dollapin tënd?

    Palltoja “Teddy Bear” nga  Max Mara

    Kjo është palltoja më ‘in’ këtë sezon dhe shumë nga vajzat e njohura shqiptare tashmë e kanë bërë pjesë të garderobës së tyre. 5 vite më parë, kjo pallto nuk shihej aspak si trend nga ekspertët e modës, madje e konsideronin të shëmtuar. Por koha tregoi të kundërtën. Ju këtë pallto mund ta kombinoni mjaft bukur edhe me atlete ose të eksperimentoni.

    Foto nga Google

    Rripi Gucci

    Sa herë përmendim këtë markë, na vjen në mendje një çantë  apo këpucë. Por harrojmë një detaj të vogël dhe shumë të dobishëm: rripin. Rripi është prekja përfundimtare e një veshjeje dhe një zgjedhje e mrekullueshme është një rrip origjinal, Gucci. Marka prodhon shumë modele në ngjyra, gjerësi dhe madhësi të ndryshme. Ju blini atë që kombinon me veshjen.

    Foto nga Google
    Foto nga Google
    Foto nga Google

    Çanta Chanel

    Çanta ‘Chanel Boy ‘ është konsideruar prej kohësh një zgjedhje klasike dhe akoma nuk e ka humbur rëndësinë e saj. Sekreti i suksesit është se kombinohet me stile dhe veshje të ndryshme dhe sërish dukeni  bukur.

    Foto nga Google
    Foto nga Google

    Atletet Balenciaga Triple S

    Atletet Balenciaga Triple-S (Tre nivele)  duken një model mjaft sfidues për t’u përdorur dhe e gjitha kjo për tre shtresat që e karakterizojnë, kombinimin e ngjyrave dhe materialit lëkurë-kamosh. Kjo atlete ju jep mundësinë ta kombinoni me çdo gjë. Me veshje elegante dhe sportive.

    Foto nga Google
    Foto nga Google

    Hoodie dhe çizme të gjata

    Mos kini frikë të shikoni jashtë kutisë!  Marka franceze e rrobave dhe këpucëve ‘Vetements’ funksionon vetëm katër sezone. Në një kohë kaq të shkurtër, marka ka marrë titullin e një prej zbulimeve kryesore të industrisë së modës gjatë dekadës së fundit. Krijuesi i saj, gjeorgjiani Demna Gvasaliyu, konsiderohet si një magji e vërtetë në botën e modës. Kim Kardashian, Rihanna dhe Kanye West, tashmë kanë treguar dashurinë e tyre për këtë markë. Sigurisht, më të popullarizuara në mesin e fashionisteve  janë të famshmet  Hoodies Vetements  të cilat kombinohen me çizme të gjata.

    Foto nga Google
    Foto nga Google
    Foto nga Google
    Foto nga Google
    Foto nga Google

    Xhinset  Levi’s 501

    Fillimisht, marka Levi’s 501 Original  ishtë një model mashkullor. Prerje e drejtë dhe përshtatje mesatare, por  gjatë dekadave, modeli ka ndryshuar gradualisht.

    Në vitet ’50 Denim hyri në veshjet e grave me ndihmën e Marilyn Monroe. Në atë kohë, xhinset blu të burrave ishin një sfidë e vërtetë për shoqërinë. Nga mesi i viteve ’60, prodhuesit filluan të prodhonin një linjë për gratë dhe në vitet ’70, doli  linja unisex.

    Foto nga Google
    Foto nga Google

    Shamia e mëndafshit Hermes

    Koha kalon, por shamitë e famshme të Hermes nuk e ndryshojnë stilin e tyre. Marka i qep ato për gati një shekull. Mund të vihen në kokë, të lidhen në rripin e çantës apo të mbështillen bukur rreth qafës.

    Foto nga Google
    Foto nga Google
    Foto nga Google

    Syze e diellit  nga George Keburia

    Dizajneri  gjeorgjian George Keburia aksidentalisht u bë themeluesi i prirjes kryesore të vitit.  Shumë shpejt syzet e tij elegante me xhama  të ngushtë u bënë të preferuarat  e fashionistave  në gjithë planetin. Gjëja kryesore është që të zgjedhësh modelin e duhur për veten.

    Foto nga Google
    Foto nga Google

    Një palë këpucë Laboution

    Marka Louboutin prodhon një larmi të madhe modelesh, por më të preferuarat janë ende ato klasiket.

    Këto këpucë mund të konsiderohen të rehatshme, por kjo nuk do të thotë që nuk të lodhin. Bukuria kërkon sakrifica.

    Foto nga Google
    Foto nga Google