• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Si ta veshësh të zezën në verë


    Të gjitha ne e kemi të preferuar një fustan të zi, sidomos nga ata që kur kalon në rrugë, bën të tjerët të kthejnë kokat. Përveçse duket bukur në trup, të tregon dhe disa kg më pak, vë në pah belin si dhe amplifikon ngjyrën e lëkurës. Për më tepër, e keni parë sa bukur dukemi në foto kur vishemi me të zeza?

    (Foto nga Pinterest)

    Me të drejtë na është thënë se nuk veshim dot gjëra të zeza në muajt e nxehtë. Por me përmirësimin e copave dhe materialeve, është e mundur t`i veshim disa dizajne. Sekreti qëndron tek detajet, sidomos tek kurrizi i zbuluar. Këtë sezon shumë nga dizajnerat kanë punuar me copën lino të zezë, ndaj keni plot ide se si ta bëni veshjen chic edhe me shapka.

    (Foto nga Pinterest)

    Të preferuarat e mia janë fustanet me flutura nga njëra anë dhe rrip nga tjetra, pa xhepa por me rrip. Nëse e zgjidhni të ngushtë përpiquni të gjeni copa “jersey” me përmbajtje pambuku, në mënyrë që të mos ju bëjnë vapë.

    (Foto nga Pinterest)

    Ose zgjidhni një kimono dok të hollë, me rrip të plotë dhe tokëz rrumbullake për t`i dhënë më shumë stil. E zeza është një ndër nuancat më të bukura, nëse e kombinon siç duhet bëhet akoma më me stil.

    (Foto nga Pinterest)

    Nëse ky “jumsuit” do ishte veshur me një palë stiletto të thjeshta, do dukej shumë i zakonshëm. E gjithë vëmendja bie mbi detajin e sandaleve, të cilat e bëjnë veshjen sikur vjen nga javët e modës.

    (Foto nga Pinterest)

    Fustani me kopsa përpara është ideal për në plazh, por mund ta vishni edhe në mbrëmje me një palë kitten heel. E zeza ju jep mundësinë të jeni sa më kreativë me kombinimin, mos u kufizoni as tek aksesorët./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690