Aktualitet

Si ta lësh pa mend në takimin e parë  

Sapo e ke njohur apo bëhet fjalë për një miqësi të gjatë që është transformuar në një ndjenjë? Pak rëndësi ka. Problemi mbetet po ai. Ç’të veshësh në takimin e parë? Të ndara me s dëshirën për të goditur dhe frikës për të mos dështuar të gjitha gratë e çdo moshe ndihen njësoj të pavendosura për look-un që duhet zgjedhur për një rendez-vous me një të dashur të ri.

takimi i pare 1

Rregulli thelbësor në këtë rast është të mos tradhtosh natyrën tënde, duke u përpjekur të dukesh ndryshe nga ajo që je zakonisht. Duhet të nxjerrësh në pah pikat e forta dhe të fshehësh defektet, duke mos u transformuar tërësisht deri në atë pikë sa ai mos të të njohë. Rrezikon të mos ndihesh komode e mbi të gjitha ta zhgënjesh. Herët ose vonë ai do të të shohë natyrale... kështu që nuk të duhet një kile truk, krehje e ekzagjeruar, xhinse të ngjitura pas këmbëve apo këpucë që nuk vishen në jetën e përditshme. Jo shumë elegante, më mirë casual, duke u kujdesur për detajet. fjala kyç është: vetvetja, por më e bukur.

Nëse je e ndrojtur dhe e rezervuar orientohu në një stil bon ton, veshje me shije romantike, tone pastel dhe materiale të lehta. Një dekolte do ishte perfekte dhe për ta bërë gjithë veshjen e çmuar, një kuletë fine e qëndisur me temina, ose metalike. Make-up natyral-i dhe ndonjë bizhuteri jo shumë e dukshme kompletojnë look-un.

Por nëse je natyrë e hapur dhe të pëlqen të luash rolin prej femme fatale, një tubin i zi është perfekt në rastin tënd, duke të dhënë një pamje sensuale dhe elegante po qenë vulgare. Në këmbë një palë Chanel ose balerina. Perfekte edhe një palë décolleté me shkëlqim kombinuar me çantën. Thuaju po byzylykëve të dukshëm ose një vargu perlash.

takimi i pare2

E gjitha kjo është perfekte në rastin e një darke tradicionale romantike. por nëse partneri yt ka bërë në plan të zbaviteni dhe synimi është një pub ose diskotekë përshtatju toneve të kësaj mbrëmjeje me një look më easy: pantallona skinny të zeza ose të bardha dhe bluzë me temina të arta, truk me tone gold, super-vëthë dhe byzylykë të mëdhenj dhe çanta 24-karatëshe.

Tylet dhe transparenca “duket nuk duket” janë gjithmonë të pranueshme për mrëmje, por pa e ekzagjeruar. Aksesorë të përshtatshëm do ishin një varg perlash false të stilin çarleston ose një rreth me gurë. Kombino këtë look me një palë çizme me shkëlqim ose sandale me takë të lartë, gjithmonë të kredhura në ngjyra të forta: e kuqe, e zezë, lejla, jeshile, prej lëkure, verniku etj.

Dhe në fund për një mbrëmje të butë, të qetë dhe formale do ishte perfekt një minifustan i leshtë i përshtatshëm si për ditën ashtu edhe për natën, si në zyrë ashtu edhe në kinema. Zgjidhe ngjyrë gri ose blu elektrik, ngjyrat must të stinës dhe vishe me balerina ose këpucë me taka e qafa.

Ide të tjera casual-chic: xhinse klasike, (pa stampa dhe grisje), fund nën gju ose pantallona të zeza, këmishë me një jakë foulard, triko ose xhaketë kadifeje. Dëshiron të guxosh me ngjyrën? Vazhdon të jetë në modë edhe këtë vit ngjyra bordeaux: zgjidhe për këmishën, trikon ose xhaketën. Do jesh trendy dhe moderne.

Dhe ai do ngelet pa mend!