HOROSKOP

Si ta kuptosh që ai është gati të lidhet me ty, sipas shenjës së horoskopit

Si ta kuptosh që ai është gati të lidhet me ty, sipas

Për meshkujt që e keni të vështirë të kuptoni nëse ai është në kërkim të një romance, atëherë ju ndihmon astrologjia.

Dashi

Dashi preferon të marrë pjesë në aktivitete individuale ose të jetë udhëheqës në grup. Ata ta thonë në mënyrë të drejtpërdrejtë atë që ndjenjë. Nëse ai nuk thotë se po kërkon dashuri, atëherë ai po flet sinqerisht.

Demi

Meshkujt e shenjës së Demit janë shumë besnik. Ndoshta nëse ai nuk po ju jep shenja që është e interesuar për ty duhet të duhet të bëni një lëvizje, që të kuptoni nëse do ta çojë atë drejt një hapi për një lidhje më serioze.

Binjakët

Binjakët e duan lirinë, ndaj preferojnë të jenë pas aventurave. Ata duan të jenë vetvetja dhe të kenë liri. Merrni gjërat shtruar me këtë mashkull dhe lidhja do të shkojë shumë mirë.

Gaforrja

Ata janë të turpshëm. Kështu që preferojnë të bëni lëvizjen e parë, ndaj duhet të përpiqeni që të lini të kuptojnë se po i ofroni mundësinë për ta çuar lidhjen në një fazë të re. Ai nuk e bën hapin i pari.

Luani

Meshkujt e kësaj shenje gjithmonë kërkojnë lëvdata. Nëse mund t'i lavdëroni si një mbret, ata mund të jenë të hapur për romancë, nëse jo atëherë na vjen keq.

Virgjëresha

Ata gjithashtu duan ta marrin romancën ngadalë. Të tregoni maturi me atë që kërkoni, ky është çelësi. Nëse jeni të nxituara, atëherë do t’i frikësoni.

Peshorja

Sado sipërfaqësore të tingëllojë, Peshoret duan kryesisht pamjen. Nëse jeni në një lidhje me një mashkull Peshore dhe nëse iu bën komplimente për mënyrën sesi visheni apo sesi dukeni, atëherë kjo është një shenjë që ai interesohet për ju.

Akrepi

Për të joshur Akrepat duhet të bëni një sjellje misterioze. Mos shpreh çdo detaj. Nëse për të jeni intriguese dhe përpiqet t’ju takojë më shpesh, kjo mund të jetë një arsye pse ai mund të jetë në kërkim të dashurisë.

Shigjetari

Shigjetari është i interesuar më shumë te pasioni. Ata nuk dëshirojnë të pengohen me barriera dhe angazhime të shumta në një lidhje. Duhet të jeni të zonja të përdorni stilin “tërhiq dhe lësho”.

Bricjapi

Bricjapët  dëshirojnë një grua që është me këmbë në tokë dhe të fortë. Ai tregon shpesh ndjenjat duke ju lënë të kuptoni se është në kërkim të dashurisë.

Ujori

Miqësia është zakonisht rruga më e mirë për të nisur një marrëdhënie me Ujorin. Nëse ai është në kërkim të dashurisë, fillimisht do të përpiqet që të krijojë miqësi me ju. Por kujdes, pasi nëse nuk do të dini të merrni hapin e duhur në momentin e duhur, mund të ngeleni miq përgjithmonë.

Peshqit

Nëse ky mashkull është i gatshëm të hapet për ndjenjat e tij nëse vërtetë ju dashuron.  Shprehja e emocioneve është thelbësore për Peshqit, kështu që nëse dikush po e bën këtë, kjo do të thotë se ai ju beson./ Tiranapost.al