Showbiz

Si ta kthesh një flirt në dashuri serioze

Si ta kthesh një flirt në dashuri serioze

Dashurohu me veten, jo me dashurinë

Kjo është thelbësore që një marrëdhënie të funksionojë e sidomos të zgjasë. Mëso së pari të duash veten, ta vlerësosh veten dhe do jesh më seksi në sytë e tu dhe në sytë e partnerit.

[caption id="attachment_261870" align="aligncenter" width="612"](Foto nga Google)[/caption]

Kujdes me Piter Panët

“Dita e mirë duket që në mëngjes” thotë një shprehje e mençur, kështu që mos iu rikthe diçkaje që ka mbaruar. Dikush që del e hyn në jetën tënde sipas qejfit nuk ia vlen. Ky është madje një ndër sinjalet që t`i japësh fund sa je në kohë.

Duhet të jesh e sigurt

Një histori e gjatë kërkon angazhim, kujdes dhe përkushtim. Po fillimisht pyete veten a je gati. Si ta kuptosh? Është diçka që vjen natyrshëm. Thjesht e ndjen që ka emocione të fuqishme në marrëdhënien tuaj e nuk ka nevojë për strategji. Përpiqeni të dy për marrëdhënien dhe ndaj ajo do të zgjasë, ndoshta edhe përgjithmonë.

[caption id="attachment_256872" align="aligncenter" width="546"](Foto nga Google)[/caption]

Kaloni kohë bashkë

Primarja është njohja. Që të njiheni duhet të kaloni sa më shumë kohë së bashku, ndaj jepini rëndësi kësaj çështjeje. Të mos flasim pastaj që duhet edhe të argëtoheni. Familja, shoqëria, puna të gjitha janë të rëndësishme, por jepini edhe lidhjes kohën për të cilën ka nevojë.

Projektoni së bashku diçka për të ardhmen

Bëni planifikime afatgjata, jo vetëm për pasditet apo fundjavat e kaluara së bashku. Në dimër mund të planifikoni pushimet e verës e në verë të dimrit. Diskutojini bashkë detajet, hap pas hapi. Ky proces do t`ju mbushë me entuziazëm dhe do t`ju afrojë më tepër.

[caption id="attachment_224845" align="aligncenter" width="615"](Foto nga Google)[/caption]

Beso tek vetja dhe tek ai

T`i japësh besim dikujt është një gjest dashurie. Lëri mënjanë xhelozitë, frikërat dhe paranojën. Nëse nuk heq dorë nga këto, ai po e po që do lodhet, por edhe ti gjithashtu.

Bëj durim

As Roma nuk u ndërtua brenda ditës. Mos u tërhiq në zënkën e parë. Komuniko, ji empatik dhe dëgjo.

*Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.