Nën lupën e Stela Sallakut

Si ta kombinoj fundin gri me temina për festën e fundjavës?

Si ta kombinoj fundin gri me temina për festën e fundjavës?

Po marrë shkas për artikullin e sotëm nga një lexuese e blogut e cila na pyet specifikisht për një event që ka në dhjetor. "Përshëndetje Stela. Disa miqtë e mi bëjnë inaugurimin e lokalit të tyre në fundjavë me një festë të dedikuar. Çfarë më këshillon të vesh për këtë rast? Do doja të vishja një fund me temina gri, por s`di si ta kombinoj. mund të më japësh disa sugjerime? Faleminderit, Ada."

[caption id="attachment_305654" align="aligncenter" width="385"](Foto nga Net-a-Porter)[/caption]

Duke qenë se sezoni i teminave dhe xixave sapo ka filluar, kemi pak nevojë për drejtim për të bërë zgjedhjet e duhura. Një nga sugjerimet kryesore të editorëve të modës është të mos i kombinojmë në të njëjtën mënyrë si vjet, me stiletto apo çizme me majë. "Dress it down" thonë ata (ose vishini me të sheshta), por unë do shtoja: "Vishini me sandale". E di që është pak e vështirë të mbash këpucë të hapura apo sandale kur temperaturat janë 0 gradë ose më poshtë. Por më besoni që do dukeni shumë me stil, ja se si.

Me atlete dhe pellush

[caption id="attachment_305656" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Një nga sugjerimet që më pëlqen më shumë është ky, i cili përplas butësinë e pellushit me sport (atletet) dhe "glam" fundi.

Me sandale të zeza

[caption id="attachment_305657" align="aligncenter" width="386"](Foto nga Net-a-Porter)[/caption]

Ky fustani është një ndër blerjet që dua të bëj këtë sezon, ndaj po jua tregoj dhe ju të parëve. Përveçse do ta vesh aq shpesh tani për festa, e kam deri në pranverë dhe vjeshtë. Mund të bëhet sport (me një xhaketë bomber lart), casual (me atlete) dhe chic me pallto dhe sandale. Madje mund t`i vendos dhe rrip në bel, si dhe ta vesh me triko lart.

Me gjysmë çizme ushtarake

[caption id="attachment_305658" align="aligncenter" width="379"](Foto nga Net-a-Porter)[/caption]

Ana, ke dhe këtë opsionin, (i cili është një nga trendet), ku fundin laps e temina e kombinon me gjysmë çizmet ushtarake. Më lër të të kujtoj se këto ishin trend dhe vjet, me detajet argjend. Nëse i ke ende, kombinoje kështu.

Me mules

[caption id="attachment_305659" align="aligncenter" width="385"](Foto nga Net-a-Porter)[/caption]

"Mules" të bardha, të kujtojnë fustanet e holla chiffon që veshim në verë dhe pranverë. Por më mirë mules se sa stiletto, me fustane me temina apo xixa. Japin një pamje femërore dhe elegante. Disa brande na kanë sugjeruar që sandalet mund t`i veshim edhe me geta poshtë, si Attico, Dior, Prada etj.

[caption id="attachment_305676" align="aligncenter" width="383"](Foto nga Net-a-Porter)[/caption]

Po ndërrove mendim për fundin me temina, të sugjeroj të provosh velvetin asimetrik. Jo fustan, se mos bëhet shumë i rëndë, por një bluzë ose fund. Ta siguroj që do dukesh elegante dhe me shumë shije. Madje do i bësh të gjithë të të pyesin "Ku e ke blerë këtë veshjen?"./Tiranapost.al

[caption id="attachment_305678" align="aligncenter" width="536"](Foto nga Net-a-Porter)[/caption]