Aktualitet

Si ta harrosh një burrë e ta lësh të shkojë përgjithmonë

Marrëdhëniet sentimentale janë thelbësore për jetën tonë. Një zhgënjim në dashuri, apo një histori e mbyllur janë të vështira për t`u pranuar. Është sidomos e vështirë të harrosh një ish me të cilin ke qenë shumë e lidhur. Në vetmi kujtimet bëhen edhe më të hidhura dhe vjen ai momenti që s`do doje asgjë tjetër në këtë botë, veçse të ishte aty pranë teje për të të përqafuar. Pikërisht në ndihmë të këtij momenti vjen guida me sugjerimet hap pas hapi se si t`ia dalësh për ta lënë të shkojë përgjithmonë.

Hapi i parë: Përse ai nuk të zgjodhi ty?

Kjo është pyetja më e rëndësishme, së cilës me shumë mundësi i je përgjigjur “Ai ishte egoist e narcist”. Ai mund t`i ketë të gjithë këto, por nëse ti jep këtë përgjigje, atëherë po bën atë fajtorin e vetëm të ndarjes suaj. Në një marrëdhënie të dy kanë përgjegjësitë e tyre, ashtu siç i kanë edhe në ndarje. Nëse nuk përgjigjesh drejt, atëherë as nuk do shikosh gabimet e tua, ose mbase jo gabimet, por mopërputhjet me të.

Hapi i dytë: Përse u ndatë?

Nëse i je përgjigjur ndershmërisht pyetjes së parë, je gati t`i përgjigjesh të dytës. Merr një letër e një stilolaps dhe krijo dy kolona. Në një shkruaj pritshmëritë e tua nga një marrëdhënie dhe në tjetrën pritshmëritë e tij. Nëse ti ke dashur familje, fëmijë dhe ai dalje e qejfe, atëherë sapo e zbuluar arsyen e ndarjes.

Hapi i tretë: Ndalo së jetuari me kujtime

Fshiji nga telefoni të gjitha fotot, statuset, kujtimet me të. Hiqi të gjitha dhuratat e tij. Nëse kanë vlerë monetare, vendosi në një kuti, që t`ia kthesh ose t`i shesësh në një moment tjetër, kur ta kesh kaluar këtë fazë.

Hapi i katërt: Ke frikë të qëndrosh vetëm?

Atëherë krijo shoqëri të re. Dil, argëtohu, gatuaj ushqimet që të pëlqejnë. Do të të pëlqejë edhe qëndrimi vetëm.

Hapi i pestë: Dil, argëtohu dhe gjej një të dashur të ri

Tani je në fazën që të gjesh dikë tjetër. E ke kaluar sikletin./F.H/Tiranapost.al

Përshtatur nga: Cosmopolitan

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]