Nën lupën e Stela Sallakut

Si ta bësh veshjen të duket sikur kushton 2000 euro

Me siguri keni menduar shpesh si mund të dukem sikur kam qenë në Milano ose Paris? Aty ku bëhet shopping tek Rinascente, Michael Kors, Diane Von Fustenberg etj? Teksa po shihja sot në mëngjes faqen e Instagramit të një blogereje të huaj, hulumtova me vëmendje këmishën e bardhë të cilën e kish veshur me xhinse. Hezitova ta shoh se cilës firmë i përkiste, sepse me shumë mundësi thashë është Gucci! Dukej si e tillë, nuk kishte asnjë rrudhë tek beli, jaka apo mëngët dhe copa shndrinte në diellin e mëngjesit. U bëra kurioze akoma më shumë, epo thashë duhet të jetë Chanel. Po si ta bëj që edhe veshja ime të duket po kaq mirë sa e një blogereje mode? Thjesht fare, mjafton të kemi parasysh disa rregulla të thjeshta.

Kujdesuni për veshjet tuaja edhe nëse nuk janë aq të shtrenjta, mbajini nëpër zarfet e tyre të posaçme.

Këmishat e bardha duhet të jenë të hekurosura mirë, sidomos jaka. Një truk tjetër që përdorin blogeret kur veshin këmisha të bardha është palosja e lehtë përpara tek qemeri. Zgjat siluetën si dhe e tregon bustin elegant.

[caption id="attachment_231573" align="aligncenter" width="600"] (Foto nga Google)[/caption]

Vishni të zezat bashkë, këmishë, pantallona dhe këpucë “mules”. E zeza vetë është ngjyrë luksi, sidomos kur është e mirëmbajtur, e pa çngjyrosur dhe e hekurosur siç duhet.

[caption id="attachment_231577" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Eleminojini bluzat e bardha të pambukut nëse nuk janë cilësore, sidomos gjatë javës kur ju duhet të takoni njerëz të rëndësishëm. Ruajini për fundjavë ose plazh.

[caption id="attachment_231575" align="aligncenter" width="331"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

S’ka rëndësi “brandi” i çantës, e rëndësishme është si e mban. E kush tjetër përveç Victoria Beckham di si ta përfaqësojë çantën “tote”? Ka shumë gjëra që mund t`i mësojmë nga britanikja e quajtur ndryshe “Posh”.

[caption id="attachment_231572" align="aligncenter" width="600"] (Foto nga Google)[/caption]

Shtojini një orë gjithnjë veshjeve, sidomos me rrip të kaftë ose argjend. Do e bëni të duket e shtrenjtë dhe trend./Tiranapost.al

[caption id="attachment_231583" align="aligncenter" width="600"] (Foto nga Pinterest)[/caption]