LifestyleTe gjithaTIP top

Si ta bësh të hënën të premte


Që ta nisësh javën me humor të mirë, mjafton që të hënën ta bësh të premte. Nuk ka rëndësi fare se sa punë kemi për të bërë si fillimjave që është, sensi i humorit është diçka që varet krejtësisht nga gjendja jonë mentale. Çfarë duhet të bësh janë gjëra të thjeshta fare.


Pika e parë për sot iku se duhet ta kishe bërë dje në mbrëmje, po mbaje mend për javën tjetër. Dil të dielën në darkë dhe kthehu vonë në shtëpi. Nuk është e thënë të kthehesh shpejt se do shkosh nesër në punë e duhet të bëhesh gati.

Zakonisht ndjen stresin që të hënë të shkosh pak më shpejt në punë për të vënë javën para. Ajo që duhet të bësh është e kundërta. S`po themi të shkosh vonë, por mos shko as shpejt. Nëse do ta vije alarmin në orën 8:30, vëre në 8.

Organizohu për të hënën mbrëma. Dil, fto miq, thjesht argëtohu si të ishte e premte.

E ke shkelur dietën dhe të ngrënin e shëndetshëm në fundjavë. Po bëje një sakrificë edhe të hënën. Bëja qejfin vetes./F.H/Tiranapost.al

Përshtatur nga: Glamour

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]