HOROSKOP

Si ta bëni një Bricjap ta kuptojë se e doni pa ia thënë me fjalë?

Si ta bëni një Bricjap ta kuptojë se e doni pa ia thënë

Ju nuk keni nevojë për shumë fjalë për ta pushtuar zemrën e një Bricjapi.

 

  1. Ai është një tip që ka nevojë për kohë sepse Saturni e pengon të nxitojë. Shkurtimisht, përgatituni për një shoqërim të ngadalshëm por të ngushtë, ku ai do të studiojë çdo veprim tuajin për të qenë me të vërtetë i sigurt se ju jeni i duhuri për të.

  1. Pasi të keni fituar besimin e Bricjapit, do të jeni me të vërtetë të rëndësishëm për të. Por nëse po mendoni se nuk mundeni të krijoni një marrëdhënie sfiduese, atëherë mos e nisni.

  1. Ai i tregon ndjenjat e tij në një mënyrë logjike dhe konkrete. Me një Bricjap thuaji ‘Lamtumirë’ mesazheve të ëmbëlsuara, shpërthimeve të dashurisë apo telefonatave në mes të natës për t’i thënë se ju mungon. Të gjitha këto nuk janë pjesë e ADN-së së tij.

  1. Mos u mashtroni nga pamja e tij serioze sepse pas gjithë këtij racionaliteti është fshehur një pasion. Sa për përfshirjen seksuale, do t'ju habisë.

  1. Sigurisht që nuk është ai që është lehtësisht i dekurajuar ose që ndryshon mendjen shumë shpesh. Mos i vini gjithmonë në pikëpyetje zgjedhjet e tij sepse kjo është diçka që ai nuk e do. Vështirë ta pranojë se ju keni të drejtë dhe ai e ka gabim.

  1. Me të do të keni gjithmonë një person të vëmendshëm për karrierën tuaj, rritjen tuaj dhe afirmimin profesional. Sepse ai beson se është e rëndësishme që personi që ka në krah, të jetë i aftë të investojë tek vetja.

  1. Asnjëherë mos e vendosni veten në konkurrencë të drejtpërdrejtë me profesionin. Ai jeton me një ndjenjë detyre që e vendos zyrën para çdo gjëje. Nuk i pëlqen ata që i tregojnë se shpenzon shumë kohë në punë.

  1. Ka një drojë delikate që e bën alergjik ndaj atyre që tentojnë t’i afrohen. Kur dilni me të, mos tentoni ta puthni apo përqafoni në publik sepse ka ndrojtje ndaj gjykimit të të tjerëve.

  1. Nëse keni ide të çuditshme ose dëshironi të merrni një iniciativë të çuditshme, mos u mbështetni tek ai. Racionaliteti i tij e bën të jetë i kujdesshëm për pothuajse çdo gjë që nuk është normale, e që shkon përtej gjërave të thjeshta.

*Ky post u përshtat nga www.cosmopolitan.com