Android Iphone Te gjitha Tech

Si ta bëni aparatin tuaj iPhone ose Android të mbajë baterinë më gjatë


Me rritjen e funksioneve të aparatëve celularë, gjithmonë e më tepër ato na bëhen pjesë e rëndësishme e së përditshmes tonë. Por duket se me zhvillimin e teknologjisë dhe kapaciteteve shkurtohet kohëzgjatja e batërisë dhe koha që duhet për të karikuar një smart-phone.

Pjesa më e madhe e njerëzve e konsiderojnë rënien e baterisë si gjënë më irrituese të telefonit të tyre celular. Kompanitë celulare nga ana tjetër kanë vite të tëra që nuk tentojnë të përmirësojnë përformancën e baterisë tek telefonat.

Por, për fat të mirë ka disa mënyra që të mund të bëjmë që celulari ynë të mbajë për më tepër kohë baterinë e vet.

Pikë së pari mund të bllokojmë notifikacionet nga programe që nuk na interesojnë në çdo kohë si p.sh “Youtube”. Çaktivizimi i sinkronizim automatik (auto-sync data), heqja e lokacionit (GPS), ulja e ndriçmit të ekranit (brightness), çinstalimi i aplikacioneve të panevojshme që nuk i përdorim, heqja e vibrimit nga zilja e telefonit, fikja e 3G kur nuk jemi duke përdorur internetin, janë të gjitha mënyra që do të optimalizojnë kohën që celulari juaj ka bateri dhe nuk fiket. K.H/ tiranapost.al