Aktualitet

Si reagoi Princ William kur i përmendën dasmën e vëllait?

Marrëdhënia e Princit Harry me Meghan Markle është në qendrën e vëmendjes edhe të takimeve që s`kanë lidhje me këto punë zemrash. Në një vizitë në kompaninë që prodhon zarfe për familjen mbretërore dhe parlamentin, Princ William u ndesh me një ngacmim. Paul Wright, menaxheri i përgjithshëm e ngacmoi duke i thënë se nëse Princ Harry dhe Meghan martohen, certifikata e martesës do bëhet nga ata. Si reagoi vëllai i madh dhe kunati? Në mënyrën më diplomate të mundshme. As përgjigje arrogante dhe as vetulla të ngrysura. Thjesht një buzëqeshje, të këndshme madje.

Çifti në fjalë po shijon dashurinë e po shëtit nëpër rrugët e Londrës dorë prej dore. Kështu si po venë punët, dasma ndoshta është larg por fejesa është afër ama.