Kosova

Si po e kalon Ramush Haradinaj ditën e parë pasi dha dorëheqjen

Si po e kalon Ramush Haradinaj ditën e parë pasi dha dorëheqjen

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit të Kosovës ishte dje kryefjala e lajmëve në media. Veprimi i tij solli reagime të politikanëve në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe mori mbështetjen e shumë njerëzve të tjerë, qytetarëve të zakonshëm, por edhe të personazheve publike.

Por si po e kalon Ramush Haradinaj ditën e parë jashtë kostumit zyrtar të kryeministrit?

Me sa duket, mëngjesin e sotëm ai e ka kaluar pranë familjes. Në një foto të publikuar në Instagram nga vëllai i tij, Vetoni, ata shfaqen në shoqërinë e nënës dhe dajës së tyre.

Pas disa ditësh, Haradinaj do t’i drejtohet Gjykatës Speciale për t’u marrë në pyetje, ccka është edhe motivi i dorëheqjes së tij, sicc e shprehu në konferencën e djeshme për mediat, ku nuk munguan as lotët. /Tiranapost.al/