Si ndihet me trupin një nënë që ka lindur pesë fëmijë? Përgjigja e saj duhet të merret shembull nga gjithë gratë
Kjo është historia e një nëne me pesë fëmijë e cila ato që përjetoi me trupin e saj, ndryshimet, barkun e rënë, gjoksin më të madh dhe strijat në kofshë vendosi tua tregojë të gjithëve duke postuar foto në rrjete sociale dhe tu thoshte të gjitha nënave se nuk janë vetëm dhe se edhe me këto ndryshime vazhdojnë të mbeten të bukura! Brenda nuk do ndalojë së postuari deri sa të gjithë të kuptojnë se për fëmijët, nëna është më e bukura në botë se dhe bukuria e vërtetë gjendet në shpirt!
Ajo nuk është se e ka pëlqyer trupin e saj gjithmonë. Pas lindjes së fëmijës së parë, u përpoq të pranonte ndryshimet e mëdha në trup. Lindje pas lindje, Brenda pësonte ndryshime, por kur lindi fëmijën e pestë vendosi të mos shqetësohet më se çfarë ka ndodhur me trupin e saj por të kujdeset siç duhet e të inkurajojë edhe nënat e tjera nga e gjithë bota.
“U them atyre që më ofendojnë dhe më shajnë. Unë që e vogël e kam ditur se do bëhesha një nënë me shumë fëmijë, e kam dashur vetë! Kështu që unë po jetoj ëndrrën time dhe asnjë koment nuk më bën të ndihem e përulur apo e dëshpëruar”, thotë ajo për Metro.
Ja si e rrëfen ajo lindjen parë: Lindja e parë ishte traumatizuese. Linda me operacion çezarian që më la shenja të mëdha në fund të barkut. Nuk me pëlqente trupi, gjoksi u bë tri herë më i madh. Kisha strija kudo, Barku i ënjtur, thjesht nuk ndihesha mirë. Por duke kaluar kohë mësova të dua veten, gjithashtu dashuria për fëmijët dhe për jetën në përgjithësi më bënë që të mos mposhtem nga ato mendime që më vinin në kokë. Shtatzëni pas shtatzënie mësova se njeriu duhet të jetë i bukur në shpirt që ta përcjellë edhe jashtë. Sot kam pesë fëmijë të bukur e të shëndetshëm dhe mendoj se të gjithë ata komentues që shajnë ofendojnë, jo vetëm në rastin tim por në të gjitha: U them se kur arrin të lindësh pesë fëmijë të shëndetshëm e kupton dhe e ndjen më së miri se sa forcë dhe sa i bukur është trupi i një gruaje!
Në fund Brenda përcjell një mesazh frymëzues për të gjitha nënat dhe gratë: Trupi juaj është i mahnitshëm. Është i bukur. Është i fuqishëm. Sepse trupi juaj ju bën një nënë. Trupi juaj mban një qenie në bard dhe sjell një foshnjë në jetë. Jo të gjithë e kanë këtë privilegj. Prandaj duaji trupin! / Metro/ Tiranapost.al.