• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Shëndet Të gjitha

    Si mund t’i zbulojmë në kohë tumoret e gjirit?


    Nga Dr.Henrik Zotaj

    Tetori eshte vendosur si muaji i ndergjegjesimit per kancerin e gjirit ne te gjithe boten, per te rritur vemendjen dhe mbeshtetjen per sensibilizimin, zbulimin e hershem, trajtimin si dhe kujdesin paliativ te kesaj semundjeje. Qellimi eshte, te rrise ndergjegjesimin ne lidhje me parandalimin dhe zbulimin e hershem te kancerit te gjirit te grate dhe vajzat.

    Kjo semundje perben padyshim patologjine me serioze te gjirit dhe nje nga problemet me te rendesishme per shendetin e grave ne pergjithesi.

    Me shume se 600 raste te reja me kancer te gjirit diagnostikohen cdo vit ne Shqiperi, keto jo vetem prane Spitalit Onkologjik te Tiranes, por dhe ne spitalet te tjera ne Shqiperi, Spitalet jashte vendit..etj, duke zene keshtu vendin e pare si tumori me i shpeshte te femrat ne vendin tone.

    A eshte kanceri i gjirit nje semundje e pashprese..!?

    JO..! Kanceri i gjirit eshte nje semundje e rende, por jo e pashprese..!

    Neqoftese kanceri i gjirit zbulohet ne stade te hershme dhe mjekohet sic duhet, eshte nje semundje e sherueshme ne shumicen derrmuese te rasteve.

    Rreth 80 perqind e grave ne te cilat kanceri i gjirit zbulohet kur madhesia e tumorit eshte nen 1cm, mund te sherohen pothuajse plotesisht nese trajtohet sic duhet.

    Nderkohe, qe cdo zbulim i hershem pavaresisht madhesise se tumorit do te sjelle nje mbijetese dhe nje kualitet jete te konsiderueshme per pacientet.

    Faktori me i rendesishem nga i cili varet suksesi ndaj kesaj patollogjie, eshte koha e zbulimit te semundjes, prandaj ne shume vende te botes organizohen fushata masive per depistimin e kancerit te gjirit tek grate e shendetshme..

    por, ne te njejten kohe duke i kushtuar nje rendesi te vecante

    Ekzaminit klinik te gjirit, nje vizite te personeli shendetesor kryesisht te mjeku Senolog, Onkolog ose mjeku i familjes, duke krye ekzaminimet imazherike, sic eshte ekografi e gjirit apo mamografi cdo nje, dy ose tre vjet.

    Vetkontrolli i gjirit

    Vetekontrolli, eshte metoda me thjeshte dhe duhet bere te pakten nje here ne muaj, koha me e mire eshte java e pare pas ciklit menstrual.

    Cfare duhet te kemi parasysh gjate vetekontrrollit te gjirit?

    Zakonisht duhet pare, nese kemi ndryshime te:

    Struktures , permasave dhe simetrise (asimetria) e gjirit.

    Ndryshime te formes si: enjtje, formacione nodulare, gunga, thellime, rrudhosje te gjirit.etj.

    Ndryshime ne pamjen e jashtme te lekures ose areoles si: terheqje ne brendesi, deformime te ndryshme si skuqje, plasaritje, ose si “lekure portokalli”etj.

    Rrjedhje gjaku, qumshti ose sekrecione te tjera nga thithi.

    Ndryshime te konsistences, (fortesise) ne prekje, ndryshime te ndjeshmerise etj.

    Ne cdo rast qe vihet re nje ose me shume ndryshime, duhet te keshillohemi me mjekun e familjes dhe me pas me mjekun specialist.

    Asnjehere nuk duhet te shqetesoheni nga keto ndryshime ne strukturen e gjirit, sepse shumica e ketyre ndryshimeve, shkaktohen nga patologji te gjirit por, qe jane te parrezikshme per jeten, te tilla jane..

    Crregullime te natyres hormonale, tumore beninje, formacione kistike

    (te mbushura me leng), kalcifikuse, iinfexione te ndryshme, gjendje inflamatore..etj.

    te cilat sherohen me ane te trajtimit mjeksor.

    Pas vetekontrollit, mund te kryhet ekzaminimi imazherik sic mund te jete..

    Ekografia e gjirit per te gjitha moshat mbi 20 vjec, Mamografia e gjirit

    (mbi moshen 39-40 vjec), lastografi (ekografi e avancuar) ose MRI, nese eshte e nevojshme..

    Te grate qe kane ose kane patur te aferm me kancer gjiri, si nena, motra.. etj keto examinime behen cdo vit, ndersa te pjesa tjeter e grave dhe vajzave cdo dy vjet.

    Kur dyshohet nga ekzaminimet imazherike, behen disa ekzaminime te tjera sic jane: Citologjia nen eko, me pas biopsia, markusit tumorale dhe nje sere ekzaminimesh te tjera te nevojshme..

    Per sa i perket faktoreve te riskut ato jane disa:

    Ndryshimi i stilit te jetes..qe nga ushqyerja, ulja e aktivitetit fizik, konsumimi i alkolit dhe duhanit,, obeziteti..etj

    Ndotja e te gjitha llojeve ne mjedis dhe ne bimesi

    Predispozicioni familjar, me pranine e mutacineve ne gjenet BRCA1 dhe BRCA2 e cila rrit mundesine me afersisht 10 perqind te femrat qe e mbartin kete mutacion..

    Streset dhe ngarkesat emocionale per nje kohe shume te gjate

    Perdorimi i kontraceptiveve orale

    Lindjet e para mbi moshen 30 vjec

    Patologjite e meparshme beninje te gjirit.

    Rrezatimet e te gjitha llojeve, per periudha te gjate kohe..

    Menopauzat e vonshme..etj jane disa faktoret qe duhet te na bejne te jemi me vigjilente ne ruajtjen e shendetit tone..

    Ne perfundim:

    Zbulimi ne stade te hersheme i kacerit te gjirit, eshte i barazvlefshem me sherimin e tij, prandaj duhet te mos kemi “frike” dhe te mos neglizhojme vajtjen te mjeku per cdo dyshim apo ndryshim qe veme re ne gjirin apo organizmin tone

    Te ndryshojme stilin e jetes ne te mire te shendetit tone… Te bejme Vetekontrollin, kontrollin klinik dhe imazherik te gjirit cdo vit ose cdo dy vjet./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post