Aktualitet

Si Margaret Thatcher që flinte vetëm katër orë apo si Arianna Huffington me 8?

Margaret Thatcher është gruaja e cila gjatë gjithë jetës ka fjetur vetëm katër orë gjumë në natë. Dhe ashtu si ish kryeministrja britanike, disa liderë të tjerë bëjnë të njëjtën gjë. Ndër to Jack Dorsey i cili është CEO i Twitterit thotë se nuk fle shumë por mjaftueshëm. Ndërkohë që Arianna Huffington thotë se çelësi i suksesit është një gjumë i mirë 8 orësh. Kështu lind pyetja. Pse disa njerëz mund të jenë produktivë dhe energjikë, pavarësisht se flenë shumë pak gjumë?

Një raport i kohëve të fundit i botuar nga Universiteti i Kalifornisë, ka treguar se e gjitha ka të bëjë me gjenet tona. Në studim u morën një grup njerëzish të cilët ndiheshin shumë mirë dhe se kanë arritur sukses, dhe ajo që u zbulua ishte e përbashkët: Një mutacion në një gjen, të quajtur DEC2.

"Njerëzit me këtë mutacion në gjen kanë lindur për të fjetur më pak gjumë dhe ata nuk e kanë provuar kurrë të flenë 8 orë", tha doktor Ying-Hui Fu, profesor i neuroshkencës dhe autor i studimit i cili shton:  "Ata ndihen energjik edhe pas vetëm disa orësh gjumë". Kjo do të thotë se ata mund të punojnë në dy punë dhe të gëzojnë shëndet të mirë mendor. Mutacioni i gjeneve është i rrallë: më pak se 1% prej nesh vlerësohet ta ketë atë./World Economic Forum, Tiranapost.al E.B 

Delegates rest during a break of the plenary session at the U.N. Climate Change Conference COP 20 in Lima December 13, 2014. U.N. talks on slowing climate change were threatened with collapse on Saturday after China clashed with the United States and led emerging nations to reject a compromise outline of an agreement. REUTERS/Enrique Castro-Mendivil (PERU - Tags: ENVIRONMENT POLITICS) - RTR4HWPG