• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kosova Të gjitha

    Si kryeministër Albin Kurti do i druhej një opozitari, por vetëm nëse do ishte si vetja e tij


    Si një nga figurat politike më të fortë e më të diskutueshëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Albin Kurti pas 10 vitesh në Opozitës, flet si kryeministër pas fitores së zgjedhjeve në Kosovë dhe me nota humori tregon se  në rolin e kreut të qeverisë nuk do të donte të kishte një opozitar përballë si vetja e tij. I ftuar në emisionin e Sokol Ballës në Real Story, Albin Kurti  tha se do të krijohë një qeverisje sa më të mirë për të shmangur një opozitë, siç ishte ai dikur.

    Albin Kurti: 

    “Unë jam një politikan i lindur nga protestat dhe i kam sjellë ato deri në Kuvend. Më duhet ta pranoj që tani si Kryeministër nuk do doja që të kisha një opozitarë si vetja ime. Por do bëj një qeverisje të mirë, që të mos jetë nevoja për një gjë të tillë”.

    -Ndërsa lidhur me problematikat e procesit të numërimit të vota në disa qendra, Kurti tha se nuk pritet ndryshim në rezultat, madje shtoi se votat e Diasporës do të thellojnë fitoren për Vetëvendosjen:

    Kurti: Kishte disa asnkesa, nje numer i konsiderueshëm i votave në  Kosovë po nimërohen, deri dje LDK i janë shtuar tre vota ndërsa ne gjashtë, ky është ndryshimi, nuk ka mundësi të ndryshojë rezultati, por kur të hapen votat e disaporës do të ndodhë ndryshimi, do të thellohet fitorja e Vetevendosjes.

    Kur më parë votohej opozita Vetevendosja ishte subjekt i dyte, këtë radhë na është dhënë mundësia të qeverisimin. Në zonat me shumicë serbe janë raportuar probleme. Më shumë ka demokraci në Kinë sesa në vendet me shumcë serbe ne Kosovë pasi nga Vucic deri te komisioneret serbe behet trysni të votohet vetëm lista serbe, është parti që unë nuk e kam problem. Ka nevojë për demokraci edhe për serbët. Është me detyrim të kemi të paktën një përfaqësues të Serbisë në Ministri. / Zbardhur nga Real Story/ Tiranapost.al. E.B

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post