• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle TIP top

    Si krijohen kujtimet?


    Shkencëtarët kanë zbuluar sekretin sesi truri krijon kujtimet, duke bërë ky kopje për çdo event.

    Studiuesit e qendrës Riken-MIT në Amerikë por edhe skuadra e bashkuar nga Japonia, dëshmuan se çdo kujtim fillon në kujtesën afatshkurtër dhe më pas kthehet në një version jetëgjatë.

    Ata janë shprehur të suprizuar kur zbuluan sesi krijohen kujtimet, përmes stimulimit të trurit, i cili dyfishon kujtimet për çdo rast, një për kujtesën afatshkurtër dhe një për  kujtesën afatgjatë.

    Në proçesin e kujtesës përfshihen dy pjesë të trurit, hipotalamusi i cili mbledh kujtimet afatshkurtra dhe korteksi ato afatgjatë.

    Studimi ka rikthyer zbulimin e bërë në 1950-ën pasi një burrë pësoi dëmtime të hipotalamusit dhe humbi aftësinë që të krijonte kujtime të reja, duke parë sesi truri ynë reagon ndaj ngacmuesve.

    Rezultatet e studimit të testuar tek minjtë si fillim,  provuan se në momentet e para të krijimit të kujtimeve, memoria afatgjatë korteks aktivizohet me kalimin e kohës.

    Kuptimi i një proçesi të tillë tek njerëzit, do të ndikojë edhe në trajtimin e sëmundjeve të tjera, si për shembull dementia.