Tech

Si do jetë iphone 2017? Mësoni detajet

Si do jetë iphone 2017? Mësoni detajet

Ka kaluar tashmë një dekadë qëkur iPhone ka nxjerrë në celularin e parë dhe që prej atij viti, kompania lançon një celular të ri çdo vit. Padyshim 2017 nuk përbën përjashtim nga ky rregull.

Megjithatë, ky vit mund të shënojë një ndryshim radikal për iPhone-in, teksa Apple kërkon të mahnitë përdoruesit e saj me një surprizë të kendshmë për 10 vjetor.

iPhone 8 pritet të jëtë një revolucion i vërtetë me karikim wireless, një pamje mbresëlënese dhe shumë opsione të reja.

iphone 8

Nuk do të ketë buton “home”, gjithashtu pritet që ekrani të mos jetë i konturuar, pra touch të funksionojë nga skaji në skaj të ekranit. Karikimi wireless do mundësojë mbajtjen e telefonit afër dhe do reduktojë kostot e karikimit.

Natyrisht pritet të ketë një proçesor më të fuqishëm dhe kamera të zhvilluar çka është e pritshme në evolimin nga modeli në model. Ekrani pritet të jetë 5.7-5.8 inç. Gjithsesi besnikët e iPhone do të duhet të presin deri në Qershor kur do të mbahet konferenca që do të prezantojë modelin e ri.

iphone 8 (2)