• Shqip
  • English
  • E martë, 17 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Shëndet Të gjitha

    Si jemi me situatën e gripit në vend


    Ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit. Ky është përditësimi i ri me informacion të publikuar nga Inspektoriati i Shëndetit Publik. Rezulton se në Shqipëri dhe vendet e rajonit apo më tej edhe në vendet europiane, mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09.  Në javën e 06 të vitit 2019 vërehet prirje e qëndrueshme e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtme dhe ky numër është 19% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave të ISHP, për vitin 2019 janë 379 raste pozitive për virusin e tipit A Gripit. Nga këto 330(87.0%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09, 37(9.7%) viruse nëntipi A/H3 dhe 12(3.1%) viruse të tipit A nëntipizimi është në proces. Instituti i Shëndetiti Publik fton të gjithë qytetarët të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni.

    Lexoni njoftimin zyrtar si më poshtë. Situata e gripit në Shqipëri/ Informacion i përditësuar

    📆 19 Shkurt 2019 – Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se në vend ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit.

    Sipas raportimit si në vendet e Rajonit apo më tej vendet Europiane edhe në Shqipëri mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09. 🦠

    📊 Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, survejancës së infeksioneve respiratore akute të rënda (SRRA) në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, vërejmë se aktiviteti i tyre në javën e 06/2019 është i lartë por i qëndrueshëm.

    Ndërsa aktivitetit i gripit është i përhapur me intensitet të lartë, me mbizotërim të qarkullimit të virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09. Në javën e 06 të vitit 2019 vërehet prirje e qëndrueshme e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtme dhe ky numër është 19% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave të ISHP, për vitin 2019 janë 379 raste pozitive për virusin e tipit A Gripit.

    Nga këto 330(87.0%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09, 37(9.7%) viruse nëntipi A/H3 dhe 12(3.1%) viruse të tipit A nëntipizimi është në proces.

    👨🏻⚕️ Instituti i Shëndetiti Publik fton të gjithë qytetarët të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orientim për periudhën e sezonit të gripit./ Copyright/ Tiranapost.al. 

    No photo description available.

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690