Tech

Si ishte jeta para se të ekzistonte interneti?

Kanë kaluar tashmë tre dekada që nga  shpikja e internetit, duke na kthyer në nostalgjik mbi periudhën e pakomplikuar që kishim, para se interneti të ndërhynte në jetët tona.

Hashtagu #BeforeTheInternetExisted, që do të thotë para se interneti të ekzistonte, është kthyer në trend në Twitter duke u shoqëruar me një skicë mbi sygjerimet sesi kalohej koha më parë.

Para se interneti të ekzistonte, çfarë bënim?

1- Para se interneti të ekzistonte, do të bërtisnim të gjitha mendimet tona në një vend të populluar, duke pritur që dikush të na përgëzonte ose jepte një mendim

2- Para se interneti të ekzistonte, nëse do shpreheshe se kishe kontrolluar një informacion në Google, do të thuhej se je totalisht ndryshe nga të tjerët.

3- Para se interneti të ekzistonte, dy njerëz të ulur në tavolinë, do të shikonin njëri- tjetrin dhe do të flisnin.

4- Para se interneti të ekzistonte, mënyrat e vetme të argëtimit ishin lodrat e vërteta.

5- Para se interneti të ekzistonte kur dikush ju “ndiqte”, ju thjesht vraponit.

6- Para se interneti të ekzistonte, ngjarjet virale konsideroheshin si diçka negative.

7- Para se interneti të ekzistonte, spiunimi bëhej përmes njerëzve dhe jo pajisjeve.

8- Para se interneti te ekzistonte, kur të dërgonin në dhomë ishte një dënim i vërtetë.

9- Para se interneti të ekzistonte, ne mbanim mend të gjithë numrat e telefonit të të njohurve tanë.

10- Para se interneti të ekzistonte, duhej që realisht të kishe një talentë që të behesh i famshëm.