• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Si ishte dhe si është, ja si u transformua një lagje e tërë në Ndroq


    Për shumë e shumë vite, për të shkuar në shkollën e fshatit, nxënësit e Ndroqit do të duhej që të kalonin përmes baltës në vjeshtë dhe dimër dhe pluhurit në verë.

    Por falë ndërhyrjes, ajo që më shumë i ngjante një shtegu se sa një rruge, tashmë ofron të gjithë standardet duke çuar për herë të parë tek banorët e Lagjes së Re në Ndroq, edhe rrjetin e ujësjellës kanalizimeve si dhe ndriçimin LED.

    Të gjitha zonat rurale pritet të kenë më shumë investime nga Bashkia e Tiranës, kryesisht në infrastrukturë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve por edhe për të afruar sa më shumë prodhimet bujqësore dhe blegtorale me tregjet e kryeqytetit./ Tiranapost.al