Aktualitet

Si ia mori Aurela çmimin e parë motrave Libohova. Eranda na kujton historinë më të çuditshme të Festivalit në TVSH

Histori ku fituesi ngatërrohet kemi dëgjuar tek tuk, por kjo që tregoi Eranda sot në Pop Culture ishte e vjetër. Ishte koha kur motrat Libohova këndonin “Apokalipsi”.

“Në vitin 1999 unë dhe Irma nuk pritëm të mbaronte festivali, por ikëm për në shtëpi. Në kohën kur Adi Krasta do shpallte fitueset ne nuk ishim. Shkoi si shkoi puna ne ishim fitueset e festivali, deri ditën tjetër”, tha Eranda. Po historia nuk u mbyll me kaq, se të nesërmen u lajmërua që fituesja e vërtetë ishte Aurela Gaçe me “S`jam tribu” se pikët nuk ishin llogaritur mirë.

Një histori e ngjashme ndodhi edhe në “Dance With Me”, ku tjetër emër u shpall fituesi në program e në fund doli që llogaritë ishin bërë keq dhe fituese ishte Beatrix Ramosaj./F.H/Tiranapost.al

https://www.youtube.com/watch?v=T5OtQ4XV5ss

https://www.youtube.com/watch?v=GsnmU8Zthuc

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]