Aktualitet

"Si erdhi Taulant Muka dhe ç'më kërkonte?!" Rama tregon gjithë bisedën

"Si erdhi Taulant Muka dhe ç'më kërkonte?!" Rama

"Taulant Muka që u bë dhe personazh, nuk e meritonte. Më erdhi Lindita Nikolla në zyrë me një grup pedagogësh dhe një djalë që është në Zvicër dhe më tha që kanë një ide për këtë e atë. I thashë po silli këtu sepse kisha dëshirë t'i takoja. Erdhën në zyrën time, ishin një grup pedagogësh,njerëz të nderuar. Më shtroi platformën e tij dhe më tha: 'Jam në Zvicër...'

Akuzoi zv/ministrin për plagjiaturë. I thashë: 'Nëse ti akuzon zv/ministrin për plagjiaturë të ikë ai dhe merre ti bëje këtë gjë.'Kjo që më thoni ju ishte diçka që s'e prisja', më tha.

Merreni ju si grup dhe bëje këtë gjë.

Ditë e parë: Dua veturë me shofer.

Dita tjetër: Po banjën pse nuk e kam në zyrë? 

Pastaj: Babain e dua shofer të punësuar në Ministri.

Mund të jesh shkencëtar, por nuk do të thotë asgjë. Jep dorëheqjen papritur. Një larvë, kaq, këtë mendoj unë për këtë.", tha kryeministri Rama teksa fliste për ish-zv/ministrin e Arsimit, Taulant Muka i cili dha dorëheqjen nga ky post./ E.D - Copyright Tiranapost.al