• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Si e shtunë sot mund të keni bërë plane, por para se të niseni shihni gjendjen e rrugëve


    Është fundjavë dhe të gjithë ne kemi bërë planet tona. Për ju që keni vendosur të niseni drejt qyteteve me borë. Shihni më parë gjendjen e rrugëve.

    Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton si më poshtë:

    Gjendja e akseve kryesore të vendit
    Kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.
    Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir.
    Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhir.
    Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir.
    Domaj-Draj-Rec me zinxhir.
    Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.
    Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.
    Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëve.
    Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë./ E.D – Copyright Tiranapost.al