Aktualitet

Si e hënë që është, shihni si do jetë moti

Paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta por gradualisht në mesditë vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë vendin.

Pasditja fuqizon vranësirat në territor duke sjellë në mbrëmje dhe gjatë natës shira të karakterit lokal në Veri dhe zonat Qendrore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjell mesdita, më e ndjeshme në Veri dhe zonat Lindore.

Era do fryjë mesatare por deri e fortë në zonat Lindore, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.