Aktualitet

Kur ishim maturante

Këto ditë korriku fotot e vajzave që festojnë mbrëmjen e maturës mbushën Facebook-un e Instagramin me fustanet, takat, ondet e ombret. Për shumë vajza, nuk është thjesht mbrëmja e përfundimit të një cikli shkollor, por takimi i parë me takat, vetullat e hequra, flokët e lyera dhe grimin. Dhe është një emocion krejt i veçantë.

Duke parë këto foto, na lindi ideja t’u kërkonim disa personazheve të ekranit të na tregonin se si dukeshin në mbrëmjen e tyre të maturës. E kishim pak të vështirë në fakt sepse një pjesë e mirë refuzoi të na i tregonte fotot; dikush për shkak të ndërhyrjeve; dikush sepse kishte kompleksin e veshjes dhe grimit e dikush tjetë sepse nuk ndihej mirë për mënyrën se si dukej vite më parë. Por këto vajza na i treguan menjëherë fotot, pa pasur kurrfarë ngurrimi të na e tregojnë veten ashtu siç kanë qenë.

Ilva Tare. E kemi parë gjithmonë me flokë të shkurtra në ekran dhe kryesisht bionde, por po të mos ishte për buzëqeshjen tipike, nuk do ta njihnim që ishte Ilva Tare. Me fustan rrjetë me polka dots (të cilët moda i riktheu edhe këtë vit), vathë të mëdhenj, thonj të gjatë, Ilva dallon nga pjesa tjetër e grupit dhe e shumë maturanteve të asaj kohe kur nuk kishte manikyriste apo konsulente mode. Gjithçka ishte pjesë e stilit personal dhe Ilva duket që ka lindur për televizon.

ilva

Vilma Masha. Gazetarja bukuroshe e Digitalb&Supersport e kujton si një emocion të veçantë mbrëmjen e maturës. Ish-maturantja e vitit 2002 tregon se është kujdesur me detaje që gjithçka të ishte e veçantë. “Fustani ka qenë Stefanel. Ishin në modë printet leopard ato vite. U përpoqa ta zgjidhja sa më të thjeshtë. Grimohesha për herë të parë. Hoqa vetullat dhe bëra grim profesional. Provova flokët me onde, por i kisha të palyera sepse isha kundër ndryshimeve të mëdha”, tregon Vilma.

vico

vilma4

Estela Ujka. Është një prej blogereve më të njohura shqiptare, por kush i mban mend spektaklet e fillim viteve ‘2000 e kujton mirë Estelën duke prezantuar ‘Netë vere’ në televizionin klan apo spektakle të tjera, sidomos pasi të shohë këto foto. Ajo tregon se e ka nisur që 17 vjeç karrierën në televizon, prandaj takat e grimi s’ishin gjë e re për të.

estela1

estela2

O.Zh/Copyright Tiranapost.al/