Aktualitet

Si duhet të jetë shtëpia e një vajze single?

Të jetosh vetëm është një eksperiencë që duhet provuar të paktën një herë në jetë. Kështu ke mundësi të ndërtosh folenë tënde sipas qejfit, pa marrë mendimin e askujt. Të mobiluar sipas shijeve të tua.

Nuk ka rëndësi nëse është një shtëpi me qira. Rëndësi ka që të jetosh ti aty. Edhe shtëpitë me qira mund të kthehen në shtëpi e ëmbla shtëpi. Këtu ke dhjetë këshilla se si të arredosh një shtëpi beqaresh

1. Një coffee table

1.coffetable

Dhe me "coffee table" e kemi fjalën për një tavolinë perfekte për të vendpsur objekte të vogla. Libra arti ose mode, të vendosura në rregull të përsosur dhe të kombinuara me lule të freskëta. Femërore, e këndshme dhe një qoshe për të vendosur filxhanin e kafesë, pjatën e ëmbëlsirës dhe për të mbështetur këmbët (boll bëmë si aristoktrate).

2. Një qoshe-gardërobë

glamour ikea and closet on pinterest Dachschräge Schrank Ikea Dachschräge Schrank Ikea Bild das Sieht Elegantes Wie Dein Wohndesign - HeimMobel

Të jesh single dhe të jetosh vetëm, ke një avantazh: askush nuk të thotë gjë, nëse vendos të zësh gjithë hapësirën me fustane, këpucë dhe çanta. Dhe meqë je vetëm, pse të ngjeshësh çdo gjë në dollap? Më mirë sapo një ambient të vogël si gardërobë, një pasqyrë, ca rafte. Po deshe edhe një tapet leopard. Who cares?

3. Një vaskë

3.vasca_

Ke gjithë jetën për të bërë dushin shpejt e shpejt. Tani që je single duhet t’i kushtosh kohë vetes dhe një banjë e ngadaltë dhe relaksuese, ndoshta e ndriçuar vetëm nga qirinjtë, me ca petale trëndafili në ujë, do ishte fund i botës. E tepruam fare ëëë?

4. Diçka prej vajze mendjelehtë

mendjelehte

Dhe me “mendjelehtë” nuk e kemi fjalën diçka kot më kot, pa kuptim, por diçka e ekzagjeruar, njëlloj si pala e dhjetë e këpucëve të zeza, por që ty të duhen aq shumë. Mund të jetë një objekt arti, një pasqyrë e bronztë, një set çarçafësh mëndafshi të pastër, një karrige dizajni ose një poltronë kadifeje rozë. Diçka që të godasë syrin, ndoshta pa ta goditur shumë portofolin.

5. Diçka që të shikojë nga e shkuara

e shkuara

Është e vërtetë që jeta ecën përpara dhe të shohësh me pozitivitet të ardhmen është një mënyrë për të pasur një jetë të lumtur, por është e shkuara që na bën ata që jemi dhe ndikon në atë që do të bëhemi. Zgjidh me kujdes objekte që flasin për ty dhe që mund të të përfaqësojnë sot ashtu si edhe nesër. Foto, libra, bizhuteri të familjes, disqe..

6. Jastëkë me shkrime

6.jastwkw

Edhe postera, tasa të stampuar, peshqirë. E rëndësishme është që të ulërijnë mesazhin e tyre: "You can do it", "Wake up and be happy", "Don't forget to be awesome" sa më shumë aq më mirë. Të duken budallallëqe? Do ketë momente kur nuk do jenë aspak. Të sigurojmë për këtë!

7. Një shtrat me kokë sfungjeri

7-krevat

Dhe të madh, të butë e luksoz. Ku të shtrihesh për qejfin tënd. E të mbështetesh kur të jesh duke ngrënë një tas të madh me akullore e duke parë televizor seriale. Ose telenovela!

8. Një cep tualeti

8.-toeletta

Këtu vlen e njëjta gjë si për gardërobën: ti dedikosh vetëm vetes çdo centimetër të shtëpisë, pa u merakosur për askënd dhe pa u ndjerë në faj që ke zaptuar gjithë hapësirat. Një qoshe-tualet me një pasqytë të madhe është luks më vete.

9. Një karrocë-bar

9.carrello-bar

Të mbushur me pije të mira. Sepse të jesh single nuk do të thotë të jesh e trishtuar. Dhe një karrocë bar është një aksesor chic, që i jep arredimit nuanca moderne. Leqë është dhe shumë e nevojshme.

10. Diçka rozë

10-dicka roze

Duhet patjetër një arsye?!