Aktualitet

Si duhet të jenë qytetet më miqësore për fëmijët? The Guardian merr shembull Tiranën

The Economist, Vogue, Vanity Fair, L’Espresso, Bright Side, Financial Times, Corriere Della Sera dhe tani The Guardian. Të gjithë duke folur për Tiranën në një sintoni me njëra-tjetrën dhe në paradoks me atë që ndodh brenda nesh. Ndërsa ne po shqyhemi e çirremi për qytetin tonë, i cili nuk ndërtohet me helm as me statuse, botës i dukemi interesantë. Jo keq...

Për një fëmijë të moshës 10 vjeç që jeton në një qytet mesatar, duhet të ketë hapësira për të bërë shëtitje në këmbë apo për të luajtur në park, përveç pjesës së shërbimeve shëndetësore. Por problemi i këtyre qyteteve janë rrugët e mëdha e të rrezikshme dhe ndërkohë sheh prindër që iu bërtasin fëmijëve të mos kalojnë. Kemi dhe anën tjetër të fëmijëve që kalojnë kohën të ulur në divan, duke luajtur me emojit e Snapchatit apo me Playstation, duke humbur shëtitjet në ajër të pastër dhe aktivitetet fizike.  Ky është realiteti për shumë fëmijë sot, por nuk duhet të ndodhë kështu.

Megjithatë, në lagjet urbane në mbarë botën, po i kushtohet një rëndësi e madhe dizajnit miqësor për fëmijët; duke nisur që nga projektet e udhëhequra nga komuniteti, duke përdorur bojëra me ngjyra si shenja paralajmëruese për rrugët e rrezikshme pranë shkollave apo pranë parqeve të lojërave, pra një politikë gjithëpërfshirëse që i kushtohet fëmijëve.

Transformimi që po pëson Tirana dita-ditës, ka tërhequr vëmendjen edhe të gazetës më të madhe britanike, The Guardian, e cila i ka kushtuar një shkrim të veçantë qasjes novatore që kryeqyteti shqiptar po merr ndaj të qënit miqësor me fëmijët. Mes vendeve si Roterdami dhe Vankuver, sipër tyre ndodhet Tirana dhe për të prestigjiozja e nis me fjalët e kryebashkiakut Erion Veliaj:  "Mos e nënvlerësoni fuqinë e fëmijëve".

Pasi studimi që tregoi se prindërit e qytetit kalonin më shumë kohë në makina sesa me fëmijët e tyre, Veliaj e përdori këtë statistikë për të rifokusuar prioritetet në projektin e tij për Tiranën me një rëndësi të madhe kushtuar fëmijëve. Në një qytet me fonde të pamjaftueshme, biznese të ndryshme kanë sponsorizuar në transformimin e çerdheve që dikur dukeshin si qeli burgu, duke i kthyer në hapësira të nevojshme,  e ndërkohë duke ngritur 10 të reja përmes partneriteteve publike private. Problemet e dikurshme të mëdha me trafikun në Sheshin e madh Skënderbej, bindën banorët ta pranonin sheshin e ri të shndërruar në një hapësirë të përhershme pa makina. Çdo tre muaj zona e këmbësorëve zgjerohet në një rrugë tjetër, deri sa qendra e qytetit të ndalojë plotësisht makinat dhe deri tani niveli i ndotjes së ajrit është ulur me 15%.

Ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë në një qytet ku makina është simbol i fuqishëm i statusit. Ndërtimi i një sheshi të madh lojërash në liqenin artificial të Tiranës shkaktoi protesta, disa prej të cilave ishin të dhunshme. "Janë një pakicë që bëjnë zhurmë dhe ngrenë zërin për interesat e tyre. Por me besoni se shumë shpejt do heshtin dhe ata”, tha Veliaj dhe kështu puna filloi.  Në vitin e tij të parë si kryebashkiak shndërroi 40.000 m² tokë nga pronarë të paligjshëm dhe i ktheu në 31 fusha të reja lojërash.   Është edhe një zonë e quajtur “Qyteti-pyll” me plot pemë të njohura si “Pemët e Ditëlindjes”, ku prindërit apo familjarët mbjellin një pemë me rastin e ditëlindjes apo lindjes së fëmijës në vende të caktuara.

"Ndërkohë që vendet e tjera flasin për mure, në po ndërtojmë pemë në vend të tyre, për të oksigjenuar qytetin," thotë Veliaj. Rreth 60% e pemëve sigurohen nga qytetarët dhe bizneset, të cilët mbjellin dy për çdo makinë kompanie. Për më të tepër, në qytet ke mundësi për ecje, për çiklizëm dhe transporti publik është në rrugën e zhvillimit.

Tirana gjithashtu mburret me një "këshill komunal për fëmijët", ku përfaqësuesit e rinj takohen me kryetarin e komunës, debatojnë për tema të ndryshme dhe rezultatet i përcjellin në shkollë. Gjëja e mrekullueshme për fëmijët, thotë Veliaj, është se ata nuk kanë asnjë agjendë të fshehtë. Ata janë avokatët më të mirë për të bindur prindërit e tyre, për riciklimin, ecjen në këmbë dhe për të lëvizur me biçikleta. Laura Laker për The Guardian/ Copyright Tiranapost.al E.B

A playground in Tirana.Families plant ‘birthday trees’ for children.

http://www.tiranapost.al/tirana-e-re-e-lire-dhe-plot-ritem/

http://www.tiranapost.al/artikulli-i-corriere-della-sera-tirana-qyteti-i-shume-ngjyrave/