Lifestyle Nën lupën e Stela Sallakut Te gjitha TIP top

Si duhet ta veshim ngjyrën e kuqe pa e ekzagjeruar


Nga Stela Sallaku/E kuqja frymëzoi dizajnerat këtë sezon për të  ndërtuar një sfilatë të tërë mbi tonalitetet më të ndërlikuara. Ne si shqiptarë jemi mësuar që të kuqen ta kombinojmë me të zezën, nuk e di arsyen, ndoshta nga ngjyrat e flamurit. Ndërkohë sipas kritikëve të modës nuk është ky kombinimi më i mirë. E para sepse të dyja janë ngjyra dominante, pra marrin vëmendje njësoj, normalisht për një veshje duhen përdorur nuanca dominante dhe neutrale.
Arsyeja e dytë është se e zeza klasifikohet tek klasiket e pavdekshme, ndërsa e kuqja nga ana tjetër është nuancë “Krishtlindjesh”. Në muajin e kaluar në revistën prestigjoze “Elle” shkruhej një artikull i gjërë mbi të kuqen, “rosewood” , “burgundy” , “cherry ” (nuanca të së kuqes) etj. dhe kombinimet e tyre më optimale.
Stilistja e pyetur shpjegoi se ajo çka e bën chic të kuqen është një nga nuancat e Tokës (khaki, bezhë, ulliri, çokollatë, mustardë etj.). E çuditshme apo jo? E kishit menduar këtë më përpara? Unë jo. Por jua siguroj që sapo ta provoni do dukeni stylish dhe do jeni të parët të çelni një rrugë të re stilimi. Ose ndër të parët. A kemi qenë gabim këto vite duke veshur nuancat e gabuara?

IMG_7748
Dihet në teorinë e kombinimit të ngjyrave me ndihmën e rrethit të nuancave që e kuqja amplifikohet pranë të bardhës, por ajo çka e bën tendencë këtë vit nuancën e preferuar të Eva Longorias, nuk është ky kombinim, përkundrazi. Siç e thamë më lart opsioni i parë për ta kombinuar është me nuancat e Tokës, por ka dhe një mënyrë të re.  Victoria Beckham në koleksionin e saj vjeshtë dimër 17/18 na vërtetoi se dy nuanca të së kuqes rrinë shumë mirë së bashku!

IMG_7755

Dhe përveç saj edhe mjaft stilistë të tjerë dhe shtëpi mode si Max Mara ku na tregoi një kombinim të pellushit të kuq korale, me golf dhe fund në tonalitete te tjera të së kuqes. Për ta bërë më novatore përdorni dhe geta të kuqe.
Nuk ka vetëm limitim në ngjyrë por dhe model. Prerjet këtë sezon janë asimetrike, oversize dhe transparente.

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *