• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Si do jetë shkolla Servete Maçi? Shihni fotot


    Shkolla e re “Servete Maçi” në rrugën e Dibrës është drejt përfundimit. Kryetari i Bashkisë e cilëson si një nga shkollat më të mira të Tiranës, për nga cilësia, por edhe standardet mësimore, madje e quan konkurrente të shkollës Kosova e cila u ndërtua pak muaj më parë dhe sot vlerësohet si shkolla më e mirë në kryeqytet.

    Sot Veliaj ishte bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku inspektuan punimet e deritanishme në shkollën e muzikës nga ku tha:

    “Kishte ardhur koha që shkolla “Servete Maçi” të merrte një pamje dinjitoze. Është filluar nga zero. Për këdo që është cinik, dyshues, për këdo që edhe për këtë zonë këtu thoshte do bëjnë ndonjë pallat, ja ku jemi sot! Në fakt, është një pallat, por pallat arsimor, i cili ka për herë të parë palestër, një sallë koncertesh, ashensor për personat me aftësi të kufizuara dhe salla kompjuterësh. “Servete Maçi” do të jetë shkolla më e mirë në Tiranë. Parimi ka qenë: çdo shkollë e re të jetë më e mirë se ajo që bëmë përpara. Kështu që, “Servete Maçi” do jetë më e mirë se shkolla ‘Kosova’”

    Por si do jetë në përfundim? Më poshtë keni fotot e projektit/ Tiranapost.al. E.B