Aktualitet

Si do bëhet akreditimi i qendrave shëndetësore në vend sipas ligjit të ri

Si do bëhet akreditimi i qendrave shëndetësore në vend sipas

“Mbi 280 qendra shëndetësore kanë nisur procesin e akreditimit, një proces që duhet të përmbushet nga çdo institucion shëndetësor, për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor që meritojnë qytetarët”.

Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu, gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e qendrës së re shëndetësore në Sauk, në periferi të Tiranës.

“Me ligjin e ri të kujdesit shëndetësor që pritet të miratohet së shpejti, akreditimi do të lidhet drejtpërdrejt me licensimin dhe ky proces do të përfshijë jo vetëm spitalet, por edhe qendrat shëndetësore, të cilat duhet të plotësojnë standarded bazë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se do të vijojnë investimet në zemër të komunitetit, aty ku është porta e parë e shërbimit shëndetësor, për të siguruar akses në shërbime për këdo, kudo ku jeton.

“Kjo qendër që po transformohet për 13 mijë banorët e Saukut, në periferi të Tiranës, në bashkëpunim me partnerët tanë të ‘Shëndet për të Gjithë’ siguron një standardin më të lartë të shërbimit në kujdesin parësor”, u shpreh Manastirliu.

Për vitin 2018, vetëm në bashkinë e Tiranës u rehabilituan 15 qendra shëndetësore, 80 në të gjithë vendin. Në këtë vit do të investohet për rehabilitimin dhe pajisjen e 100 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë Shqipërinë, investime nga të cilat do të përfitojnë rreth 450 mijë qytetarë./ Tiranapost.al. E.B