• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Botë Të gjitha

    Si Alvini u kthye nga ‘ferri’, si ia doli plagosjes nga një shpërthim dhe çfarë ndodh me fëmijët e tjerë në çadrat e ISIS


    Jo vetëm në Shqipëri dhe Itali, rasti i Alvinit i cili arriti të shpëtonte nga kampi i Ferrit të ISIS është pasqyruar në mediat ndërkombëtare, për shkak edhe të problematikës që përfaqëson, ku baballarë dhe nëna vendosin ti bashkohen ISIS dhe marrin edhe fëmijët me vete, për ti bërë ushtarë të ISIS ndërsa vajzat për ti martuar me xhihadistë që të sjellin edhe pasardhës. Shumë prej tyre janë ende në kamp. Kryemininistri Rama ka premtuar se do merret edhe me kthimin e shqiptarëve të tjerë, ku shifrat deri tani janë 73 mes tyre 21 fëmijë që gjenden në kamp.

    Image result for al hol camps syria

    -Japan Times shkruan që në titull se Alvini u kthye nga Ferri dhe tregon historinë e tij me nënën e cila para pesë vitesh e mori me vete në Siri, ku u nis nga aeroporti italian për në aeroportin e Stambollit e më pas në Siri. Ajo u martua me një xhihadist, duke lënë bashkëshortin dhe dy vajzat e tij në Romë, dhe djalin Alvin e mori me vete. Alvin mbeti i vetëm në kamp pasi nëna e tij vdqi  pas një shpërthimi.

    Image result for al hol camps syria

    -Media franceze France 24 shkruan se rasti i tij ngjalli reagime të shumta në publikun italian fillimisht, pas emisionit Le Iene, ku babai tregonte dhe kërkonte ndihmë për të rikthyer djalin në shtëpi.

    Ishin kurdët në Damask të cilët mundësuan hapjen e rrugës së vështirë gjeo-strategjike dhe politike e që Alvini të shpëtonte. Ai u dërgua nga qyteti Verilindor i Qamishli për në kryeqytetin sirian Damaskun, përmes verit të Irakut e më pas iterneratin deri në mbërritjen në Romë.

    -Associated Press shkruan se Alvin është i dëmtuar pas një shpërthimi ku ka plagosur këmbën, pasi has vështirësi në të ecur.

    -Agjensia shtetërore e lajmeve të Sirisë SANA ka treguar se Zëvendës Ministri i Jashtëm Sirian Faisal Mekdad ia dorëzoi Alvinin Presidentit të IFRC Francesco Rocca dhe tha se ai ishte i gatshëm të sigurojë lehtësirat e nevojshme për të ndihmuar fëmijët-viktima të grupeve ekstremiste në Siri që të kthehen në shtëpi. Ai kritikoi vendet perëndimore, duke thënë se ata pretendojnë se respektojnë ligjet (humanitare) por shmangin angazhimet e tyre në këto raste.

    Alvin arriti në Liban të enjten pasdite. Në Bejrut, Ministri i Brendshëm shqiptar Sandër Lleshaj u takua me Alvin në Ambasadën Italiane për të dorëzuar dokumentacionin personal të djalit, siç njoftoi dhe kryeministri Rama nga rrjetet sociale.

    “Ai vjen nga ferri, në një situatë të rënduar fizike dhe psikologjike.megjithatë ai është mirë dhe i shëndetshëm. Foli shqip, megjithëse ka qenë në një vend ku flitet arabisht ” citohet nga Japan Times Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj.

    Por sa njerëz ka në kampet Al-Hol?

    Sipas Associated Press, janë më shumë se 70 mijë njerëz që banojnë në kampet e Al Hol, kryesisht gra dhe fëmijë. Zona kontrollohet nga ISIS. Disa prej tyre janë kthyer në shtëpitë e tyre në Francë, Rusi dhe Australi.

    Por rasti i lëshimit të Alvin ishte rasti i parë që u ndërmjetësua dhe lehtësua nga vetë Federata Ndërkombëtare e Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

    “Ajo për të cilën duhet të përqendrohemi është fakti se ka mbi 68,000 njerëz – dy të tretat e tyre janë fëmijë – që jetojnë në kampin al-Hol”, flet me shqetësim Presidenti i IFRC, Francesco Rocca i cili shton:

    “Lajmet për Alvin janë një lajm pozitiv, por në të vërtetë është një pikë lehtësimi në një oqean vuajtjesh,” shtoi ai./ Për Tiranapost.al. E.B

    Image result for francesco rocca

    Francesco Rocca, Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe Presidenti Kombëtar i Shoqatës Italiane të Kryqit të Kuq.

    Image result for al hol camps syria

    Foto-Video/ Alvini mbërrin në Romë, takim mes lotësh me babanë dhe dy motrat

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post