Aktualitet

Shumë shpejt linjë ekologjike autobusësh Tiranë-Rinas

Pas linjës së gjelbër, me autobusë elektrikë, e cila do të funksionojë shumë shpejt brenda qytetit, edhe linja Tiranë-Rinas, për në aeroportin “Nënë Tereza”, do të jetë tërësisht me autobusë elektrikë. Kështu ka bërë me dije kryebashkiaku Veliaj sot.

“Kemi filluar një diskutim me aeroportin e Tiranës, për të pasur një linjë autobusësh elektrikë nga qendra deri në Rinas, e për t’u siguruar që të ulim ndotjen në mjedis. Jemi duke folur edhe me kolegët kinezë; Kina sot është avangardë në prodhimin e autobusëve elektrikë dhe mezi pres që shumë shpejt, brenda këtij viti, për ata që do të udhëtojnë nga Tirana në Rinas të kenë mundësi ta bëjnë këtë duke shkaktuar zero ndotje”.

Po ashtu përfaqësuesit e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” i kanë dhuruar Bashkisë së Tiranës dy automjete të reja për heqjen e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit, si dhe iu bashkuan nismës për mbjelljen e pemëve./ Copyright Tiranapost.al