• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Te gjitha Tech

    Shumë është përhapur metoda e mesazheve ‘Forward’ dhe ekspertët kanë një shqetësim


    Një tjetër risi do ndodhë në aplikacionin e mesazheve më të përdorur në botë. Po flasim për WhatsApp dhe fokusi këtë radhë është tek mesazhet forward- që do të thotë kur ne marrim një mesazh dhe e dërgojmë tek një tjetër kontakt, ose në rastet kur na vjen një mesazh forward, kur personit që na e dërgon ne ia ka dërguar dikush tjetër.

    Zyrtarë të WhatsApp thonë se numri i mesazhit forward do të limitohet dhe kjo për shkak të shqetësimeve se përhapja e madhe e metodës së dërgimit të mesazhit mund të jetë për arsye të ndryshme të dëmshme.

    Për shembull, nëse dikush vendos të përhapë një lajm të rreme mesazhin që merr ose ia dërgon dikujt, e bën forward edhe tek shumë kontakte të tjera që ka në telefon, dhe kështu mesazhi bëhet viral.

    WhatsApp për këtë do mendojë, kur një mesazh bëhet shumë herë forward do të bllokohet dhe marrësi nuk do mund të lexojë mesazhin. Lajmi është i publikuar në WABetainfo dhe nuk bëhet e qartë se kur do vihet në funksion të përdoruesve. / Tiranapost.al. E.B

    WhatsApp wants to flag viral content to stop spread of fake news