• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    S’humbasin asnjë ditë! Shqiptarët që jetojnë në Kanada përfitojnë pensionin e plotë


    Nëse jeni zhvendosur për të jetuar në Kanada apo keni punuar atje, atëherë mos u shqetësoheni për pensionin. Kuvendi votoi sot marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Kanadasë, prej të cilës përfitojnë 70 mijë shqiptarë.

    Gjate mbrojtjes së këtij ligji në Kuvend, Ministrja e Financave Anila Denaj, tha se

    “Në bazë të marrëveshjes, asnjë qytetar nuk do të humbasë asnjë ditë kontributive pavarësisht se ku ka punuar pasi bashkimi i periudhave do të bëjë të mundur plotësimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet”.

    Pensioni që do t’iu paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë, në Shqipëri apo Kanada./ Tiranapost.al

    *Në galeri foto të projekt-ligjit

    Marrëveshja me Kanadanë për pensionet/ Përfitojnë 60 mijë emigrantë shqiptarë

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690