AktualitetTe gjitha

Shtyhet seanca për Adriatik Llallën/ Avokati: Më duhen 15 ditë kohë për ta njoftuar


Në këtë seancë gjyqësore u vërejt mungesa e Llallës i cili nuk ishte paraqitur, ndërsa i pranishëm ishte vetëm avokati.

Ky i fundit u pyet nëse ka komunikuar me zotin Llalla për ankimimin e Komisionerit Publik i cili i dorëzoi Kolegjit të Posaçëm Apelimit çështjen, ku kërkohet që ish-Prokurori Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut, ndërsa avokati ka thënë se nuk ka folur me ish-prokurorin prej një kohe të gjatë.

“Deklaroj të hapur seancën. Subjekti nuk është paraqitur, nuk kemi ndonjë shkak për arsyen. Avokati Sokol Hazizaj përmes një prokurore kërkon pjesëmarrjen si përfaqësues i Llallës”, tha relatori Luan Daci.

Përgjigjia e avokatit: “Adriatik Llalla nuk është në dijeni të seancës. Unë jam vendosur në dijeni për seancën nga mediat. Me klientin kam folur dy javë më parë nëpërmjet bashkëshortes, kam prokurorë të përgjithshme për ta përfaqësuar.”/ Copyright Tiranapost.al