• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Sajmir Tahiri: Republika ka rënë!


    Ministri Tahiri për gazetarët: 

    Ky proces është shtyrë për të treten herë, letra që kishte sjell posta rezultojnë se ishin të grisura, hera e dytë se policia s’kishte bere njoftimet, hera e trete se prokuroria ka humbur letrat, edhe çerdhja është me organizuar, se di si mund të ndodhi që të humbasi letra kur ka protokoll një sistem kur dihet kush i ka marrë dërguar, çfar lloj serioziteti është ky, ku me këto letra prokuroria kërkoi arrestimin tim ne parlament, me të njëjtat letra sot ne gjykatë me thonë se kanë humbur, nuk e di nëse është e qëllimshme, apo gabim njerëzor, nëse është me qëllim është e keqja me e vogël, se paska gjetur një arsye kaq banale. Unë besoj se do jetë mungesë vëmendje, për fat të keq janë prova në favorin tim. Po bëhet tërkuz kjo histori.

    Po heq dorë nga disa dëshmi në favorin tim, unë jam i bindur në pafajësinë time dua vetëm të mos shtyhet. Janë zhdukur letrat me të cilat u kërkua arrestimi im. Kjo është qesharake, nuk ndodh as në dyqanin në cepin më të fundit të vendit. Unë di t’ju them se është qesharake skandaloze poshtëruese për drejtësinë jo për mua, nuk e di shpresoj të dalë ndryshe, Kam konstatuar dhe mungesa tjera, por drejtuesja aktuale e krimeve të rënda më ka kthyer përgjigje më ka thënë se shkresa është e saktë.

    -Çfarë lexohet tek letrat e humbura?  Tahiri: Siç e keni marrë ju dosja është e saktë. Me pretekste kaq banale shtyhet gjyqi. Kjo është qesharake, ky shtet nuk mund të jetë kështu, kur ndodh me mua vaj hallin çfarë ndodh me njerëzit.

    Di të them se është e shëmtuar, unë nuk di se si mund të ndodhi kjo në një proces kaq mediatik, në vëmendjen dhe bëhet fjalë për shkresa që i keni nxjerr ju, i keni ju nuk i paska prokuroria? Ose kanë qenë jo rigjinale?

    E thashë në gjykatë, mjafton të bëhet gjyqi. Nuk i dua farë tjenë e dosjes heq dorë vetëm të mos shtyhet gjyqi. Nuk besoj si mund të ndodh një seancë sjell letra të grisura, një herë policia s’bën njoftimet, është hata.

    Më gjeni një institucion në Shqipëri që humb letrat në këtë mënyrë, atëherë Republika ka rënë. Me vjen shumë keq që zvarritet gjyqi në këtë mënyrë, me këto letra shkuan në parlament për të më arrestuar, por si mund të ndodh të humbë letra. Nuk dua të spekuloj nuk ia dal dot se kaq aq shumë variante, janë njëri më i keq se tjetri por s’dua të merrem më këtë punë, E di që herët a vonë do ja dal, më në fund do ja dal./

    Seanca e radhës u vendos me datë 22 korrik. /Copyright/ Tiranapost.al. E.B