Aktualitet

Shtrohet me urgjencë në spital avokati i ish-ministrit Tahiri, Maks Haxhia

Shtrohet me urgjencë në spital avokati i ish-ministrit Tahiri, Maks

Avokati i njohur, Maks Haxhia, është shtruar ditën e sotme me urgjencë në spital për shkak të një problemi shëndetësor.

Sipas “BalkanWeb” se avokati Haxhia ka pësuar një hemorragji cerebrale. Ndërkohë sipas mediave të tjera informative avokati i është  nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Emri i Maks Haxhisë është i njohur për median dhe publikun për shkak të klientëve që ka marrë në mbrojtje.

Ai është avokat i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe si dhe i Arbër Çekajt, pronari kompanisë të bananeve  në kontenierin e të cilës u gjetën 613 kg kokainë./ Tiranapost.al